Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-1468)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
kacimix
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 38
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

MesazhTitulli: Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-1468)   Tue Aug 11, 2009 1:37 am

Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-1468) personifikon njė epokė tė tėrė tė historisė kombėtare tė shqiptarėve, qė mori emrin e tij: luftėn mė se njėshekullore tė tyre kundėr vėrshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) pėr mbrojtjen e tokės, tė pasurisė e tė lirisė.

Shkruan: Jeton Ameti

Nėn udhėheqjen e tij lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė tė lartė e tė organizuar, shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė vendit dhe nė forcimin e vetėdijes kombėtare tė tyre.
Figura e tij paraqet njė nga ato raste, jo tė shpeshta nė histori, kur shtresat e ndryshme shoqėrore tė njė kombi takohen me njė personalitet tė shquar, nė tė cilėn gjejnė shprehjen e vet aspiratat e vetitė e tyre mė tė mira dhe qė pėr kėtė arsye bėhet simbol i bashkimit kombėtar dhe i luftės sė tyre tė pėrbashkėt.
Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptare, qė udhėhoqi me vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai e kuptoi, mė qartė se kushdo tjetėr, detyrėn qė shtronte ēasti historik: nevojėn e bashkimit politik si kusht kryesor pėr tė realizuar mbrojtjen e interesave tė tė gjitha shtresave shoqėrore, tė pasura e tė varfra, tė kėrcėnuara tashmė prej pushtuesve osmanė nė ēėshtjet jetike.
Njohja e thellė e jetės, e botėkuptimit, e traditės dhe e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit tė huaj si dhe e organizimit tė shtetit e tė ushtrisė osmane, i dhanė mundėsi Skėnderbeut tė ndėrtonte me efektivitet tė lartė gjithė veprimtarinė e tij si burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak i shquar. Ai arriti nė pėrfundimin se, pėrballė njė pushtuesi tė fuqishėm, siē ishte Perandoria Osmane, shqiptarėt nuk mund tė arrinin nė fitore, pa kapėrcyer copėtimin politik tė vendit nė njė varg zotėrimesh, pa njė bazė organizative tė qėndrueshme, pa bashkėrendimin e mjeteve dhe tė burimeve njerėzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkėrendimin e tė gjitha veprimeve qė zhvilloheshin nė rrafsh tė brendshėm e tė kėtyre me veprimet e ndėrmarra nė rrafsh ndėrkombėtar. Njė nga hapat e parė nė kėtė drejtim qe themelimi, me nismėn e nėn drejtimin e tij, i Besėlidhjes Shqiptare tė Lezhės, qė pėrbėnte tė parin bashkim tė gjerė politik tė shqiptarėve.
Duke njohur zhvillimin e ngjarjeve e perspektivėn e tyre, Skėnderbeu e kuptoi me kohė se nuk mund tė mbrohej vendi, tė ēliroheshin viset e pushtuara dhe tė zhdukej pėrfundimisht rreziku i pushtimit osman, duke qėndruar mbi bazėn e Besėlidhjes Shqiptare si aleancė politike vullnetare, karakteristikė qė ajo e kishte pasur nė fazėn e saj fillestare. Prandaj nė gjirin e koalicionit tė fisnikėve shqiptarė u krye dora-dorės njė zhvendosje nė raportin e forcave (qė karakterizon etapėn e dytė tė veprimtarisė sė Skėnderbeut si burrė shteti), dhe qė ēoi nė fund tė viteve 50 nė krijimin e njė pushteti tė vetėm shtetėror pėr tė gjitha viset e lira shqiptare. Ai u bė themeluesi i shtetit tė pavarur shqiptar.
Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, mbi tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug tė viseve tė lira, ai u dha mundėsi nėnshtetasve tė tij tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike e tregtare deri diku normale. Prandaj, ashtu si mė parė, edhe nė kėto vite vazhduan tė eksportoheshin nga portet e Adriatikut drithėra e prodhime tė tjera.
Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu u kushtoi vėmendje viseve tė pushtuara. U mbajtėn kėshtu tė gjalla dhe u forcuan mė tej lidhjet me banorėt e kėtyre viseve, gjė qė ndikoi nė forcimin e bashkimit shpirtėror tė shqiptarėve dhe nė konsolidimin e mėtejshėm tė kombit shqiptar, duke i dhėnė mundėsi tė mbijetojė e tė zhvillohet mė pas nė kuadrin e Perandorisė Osmane.
Procesin e bashkimit tė shqiptarėve e favorizoi shumė edhe toleranca e lartė fetare e Skėnderbeut. Si i krishterė i rritur nė ambientin mysliman, ai qėndroi mbi dallimet fetare. Ai bashkėpunoi ngushtė dhe pa asnjė paragjykim me klerin e riteve tė ndryshme dhe dėrgoi si ambasadorė tė tij nė vendet e huaja priftėrinj katolikė dhe ortodoksė. Respektimi i besimeve e riteve fetare ndikoi pozitivisht nė procesin e bashkimit tė shqiptarėve.
Bashkimi shpirtėror i tė gjithė popullit shqiptar dhe forcimi i vetėdijes kombėtare tė tij, shėnonin fitoren mė tė madhe tė epopesė sė lavdishme tė shek. XV dhe tė tėrė veprės sė Skėnderbeut.
Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Ai e vlerėsoi drejt rėndėsinė e bashkėpunimit ndėrkombėtar, si kusht i nevojshėm pėr tė pėrballuar agresionin osman. Duke patur tė qartė se rrezikut osman mund t'i bėhej ballė me sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu iu drejtua pareshtur shteteve evropiane dhe kėrkoi pjesėmarrjen e tyre nė luftėn kundėr armikut tė pėrbashkėt, si dhe pėrkrahje materiale pėr luftėn e popullit shqiptar.
Personaliteti i Skėnderbeut si burrė shteti ėshtė i pandarė nga veprimtaria e tij si udhėheqės ushtarak i talentuar. Nė kushtet e pabarazisė, Skėnderbeu pėrpunoi strategjinė dhe taktikėn e tij ushtarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Kėtė parim, tė ndjekur prej tij, e shprehin me vėrtetėsi edhe fjalėt qė Barleci ka vėnė nė gojė tė Skėnderbeut, se "kush nuk ėshtė nė gjendje ta mundė armikun me njė ushtri prej 8 deri 12 mijė vetash, nuk do tė mund ta bėnte kėtė edhe me njė ushtri shumė mė tė madhe".
Nė kushtet e epėrsisė sė theksuar tė ushtrive osmane nė luftėtarė e nė armatime, Skėnderbeu pėr t'i mposhtur ato i mbante nė alarm tė pėrhershėm, i shqetėsonte me sulme tė vogla e tė papritura. U priste rrugėt e furnizimit dhe, pasi i kishte futur nė kurth, i godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme dhe i shkatėrronte pėrfundimisht. Skėnderbeu zbatoi njė strategji tė mbrojtjes aktive sipas parimit "mbrohu duke sulmuar". Nė betejat e ndryshme ai ndėrthuri mjeshtėrisht operacione tė mėdha taktike-strategjike me tėrheqje e sulme, me pusi e befasi tė luftės guerile.
Personaliteti i Skėnderbeut si burrė shteti, strateg e mjeshtėr i artit ushtarak dallonte me mbretėrit e me princėt evropianė tė kohės. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, qė bazohej mbi trupat mercenare tė armatosura rėndė, Skėnderbeu u mbėshtet mbi njė ushtri tė armatosur lehtė, me lėvizshmėri tė madhe e aftėsi tė lartė goditėse, tė formuar kryesisht nga vullnetarė qė kishin gatishmėri luftarake dhe shpirt vetėmohimi. Edhe ai vetė luftonte i pangarkuar me armatime tė rėnda e me krah tė shpėrvjelur si njė ushtar i zakonshėm. Nė betejė ai ishte, nė tė njėjtėn kohė, komandant i talentuar dhe ushtar i guximshėm, qė me shembullin e tij bėhej burim frymėzimi pėr luftėtarėt shqiptarė. Edhe nė jetėn e pėrditshme Skėnderbeu ishte i thjeshtė dhe kohėn e kalonte kryesisht me bashkėluftėtarėt e tij, duke bėrė jetė ushtari.
Skėnderbeu gėzonte dashurinė nga bashkėkombėsit e vet, jo vetėm sa qe gjallė, por edhe pas vdekjes. Figura e tij mbeti e gjallė nė ndėrgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i asaj lufte qė habiti botėn me fitoret e saj legjendare dhe u bė krenaria pėr njė tė kaluar, tė cilėn donin ta pėrsėrisnin. Kėngėt qė shqiptarėt i thurėn Skėnderbeut, tė cilat i kėndonin me krenari edhe pėrpara pushtuesve, gojėdhėnat e lidhura me vendet ku veproi e luftoi ai dhe me vise tė tjera tė banuara prej tyre, i dhanė atij tiparet e njė luftėtari me forca vigane, tė pajisur me trimėri tė pashoqe, i cili i kalonte caqet e realitetit dhe merrte cilėsitė e njė figure qė mishėronte aspiratat e njė populli tė tėrė pėr liri e pavarėsi.
Kujtimi i Skėnderbeut jetoi jo vetėm nė zemrėn e popullit qė e lindi. Ai pati njė shtrirje qė kalonte kufijtė e Gadishullit tė Ballkanit, kishte njė rėndėsi evropiane. Skėnderbeu i detyroi tė gjitha kohėrat tė flisnin pėr tė.
Figura e Skėnderbeut ka tėrhequr vazhdimisht vėmendjen e ushtarakėve, tė burrave tė shtetit e nė pėrgjithėsi tė opinionit publik evropian, tė cilėt kanė kėrkuar tė nxirrnin mėsime nga pėrvoja luftarake e shqiptarėve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundėr pushtuesve tė huaj. Kėtu e ka burimin ajo literaturė e shumėllojtė dhe shumėgjuhėshe, qė i ėshtė kushtuar figurės sė kėtij Heroi, nė tė katėr anėt e botės. Kur vėrshimi osman qėndronte si njė shpatė mbi Evropėn Qendrore, kur nė Gadishullin e Ballkanit shpėrthyen lėvizjet pėr ēlirimin kombėtar etj., historianėt, shkrimtarėt e poetėt e pėrdornin figurėn e Heroit shqiptar si flamur frymėzues pėr mobilizimin e popujve tė tyre nė luftė pėr liri. Dėshmi e pėrhershme e vlerėsimit dhe e respektit tė thellė qė kanė popujt e tjerė pėr Skėnderbeun, krahas botimeve tė shumta pėr tė, janė sheshet dhe rrugėt e Romės, tė Parisit, tė Brukselit, tė Gjenevės dhe tė qyteteve tė tjera tė vendeve tė ndryshme, ku janė vendosur monumente e buste tė tij ose qė mbajnė emrin "Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
great-albania-illyrians
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 23
Vendi : therandė
Registration date : 02/03/2010

MesazhTitulli: Re: Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-1468)   Thu Mar 04, 2010 6:26 pm

mir po kush mundet mem tregu per mbretin pyrro kesha pas deshir me dit per origjinen ati jeten e ati informata sameshum per at hero
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-1468)   Thu Apr 15, 2010 4:48 pm

Si duket ja d ytema me te njetin emer .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ilmi Veliu
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 64
Vendi : Kerēove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

MesazhTitulli: Re: Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-1468)   Sun May 02, 2010 2:08 am

Mbreti i Epirit, Pirro ka bere disa lufta kunder romakeve. Njeren lufte e ka fituar por ka humbur shume ushtare dhe ka mbetur fjala ne popull si "Fitorja e Pirros" Skenderbeu shpesh e ka prezentuar vehten edhe si epirotas, pasardhes i Pirros ose edhe pasardhes i Lekes se Madh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-1468)   Today at 6:52 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (1405-1468)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: