Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJUHA SHQIPE

Shko poshtë 
+6
......
Tatoo
LindaShqipe
veletini
**Lumi_
echo
10 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
**Lumi_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
**Lumi_


Numri i postimeve : 177
Registration date : 20/06/2008

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyThu Feb 19, 2009 12:46 pm

Vrana Konti ke ba ni pune shume te mire me hapjen e kesaj teme. Po pate mundesi vazhdo te kjo teme me postime sepse eshte teme e cila na ndihmon per te ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyThu Feb 19, 2009 2:09 pm

Eshte mire qe qdo njeri ti kushtojme pakes kohe kesaj teme dhe te permisojme sa me shume menyren e te shkruarit, sidomos une pak me shume se tjeret. Very Happy

Vrana Konti, jo vetem me kete tem por edhe me disa tema tjera po tregon se je i madhe ashtu siq e ke edhe emrin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyThu Feb 19, 2009 6:41 pm

@ Echo faleminderit shume Very Happy

@ **Lumi_ patjeter se do vazhdoje une, por shpresoj se te gjithe do te kontribuojme ne kete teme...

@ Akili faleminderit edhe nga ti dhe faleminderit shume per respektin qe ke per mua...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyMon Mar 09, 2009 9:36 pm

Vrana Konti,
te falemnderit shume per kete material te pasur gjuhesor qe keni postuar,e qe mua do me sherbej shume ngase me profesion jam mesimdhenes i lendes Gjuhe shqipe.Aty kish anje pjese te madhe te morfologjise,por edhe mjaft drejtshkrim.
Ketyre diteve ne shkollen ku une punoj pritet te sillet edhe rrjeti i internetit.Atehere per dicka do te shkoje ne menyre te drejtperddrejte nga kjo faqe e forumit tone,ndersa nje pjeser tjeter do beje perpjekje ta printoj duke bere zmadhimin e shkronjave me kete rast.Keto te fundit do me sherbejne si mjete mesimore te vlefsheme dhe do i vendos neper mure te dhomave te mesimit,gjithesesi duke vene ne fund burimin:www.bashkimikombetar.com.Sa i perket theksimit te burimit,do ta bej kete nga frika se mos akuzohem si shkeles i te drejtes autoriale.hhhaaaaa.Nejse,kjo ishte vetem shaka,ngase e di se ju,keshtu ose ashtu vetem sa do i gezoheni kesaj pune.Tek e fundit ju edhe e keni bere qe t'u sherbeje nxenesve,mesimdhenesve,te gjithe atyre qe duan te mesojne gjuhe.
Edhe njehere ju pergezoj per punen e mire qe keni bere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyMon Mar 09, 2009 11:10 pm

Faleminderit shume i nderuar Profesor, se pari ju falenderoje per punen qe beni ne shkollimin e te ardhmes se popullit tone, per punen e palodshme qe beni, meritoni respekte te medha. Ju Lumt.

Po ashtu ju falenderoje dhe per kohen qe po i kushtoni forumit tone, cfare te jete e nevojshme per ju dhe per nxenesit shqipetar dhe qe gjendet ne kete faqe keni te drejte qe ta merrni dhe ta perdorni pa problem.

Ju faleminderit edhe nje here dhe pune te mbare dhe te palodhshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LindaShqipe
Fillestar/e
Fillestar/e
LindaShqipe


Female
Numri i postimeve : 6
Age : 33
Vendi : Iliria
Registration date : 23/03/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyTue Mar 31, 2009 6:54 pm

Gjuha Shqipe esht si nje Keng ce vetem Shqipetari di te kendoj at.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tatoo
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tatoo


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 40
Vendi : ne Parajse
Registration date : 23/01/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyTue Mar 31, 2009 7:02 pm

Gjuha Shqipe eshte gjuha me e bukur dhe me e lashte e botes dhe qe do jetoje ne jete te jeteve.


Gjuha Shqype...

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndër kombe tjere, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.
................................

Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.

Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.

E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptySat Dec 26, 2009 3:10 pm

Gjuha eshte identetiti pasaporte me te cilen paraqitemi ne bote. KJo eshte then e sterthen eshte vertetu dhe stervertetu.Megjithat nje nje rikujtim i kesaj te vertet apsolute nuk do i bente keq nje pjese mjaft te madhe te asja armate,, te pa fund gazetaresh , te cilet me nje arroganc mendjemadhsi dhe mosperfillje skandaloze,po e perdhosin perdit e me shume thuajse ne te gjitha medijat,gjuhen ton te bukure dhe unikale amtare, duke i perdore shume fjale dhe shprehje qe nuk i perkasin gjuhes Shqipe

GJuha jon ka aq shum fjale sa qe nuk kishte qen nevoja te vjedhim tek gjuhte e tjera fqinje!!
ndoshta shumica nuk edin se ka komb( dhe jo vetem nje pore disa) te cilet gjate mivjeqarit te ter e kan rujture brez pas brezit gjuhen e tyre.te folurit dhe te shkruar,duke i bere ball ne menyra te admirueshme asimilimite apo shfarosjes dhe perndjekjeve nga anet e fqinjev te tyre. pushtues dhe (oreks mdhenjeve9,Dhe per fate té mire njeri nga keto kombe eshte edhe kombi shqiptare. gjithashtu ndoshta ky brez kalemngjinjesh te vetknaqure nuk kam si ti quaj ndryshe ata qe madje me fakultet (filologji apo gazetari)nuk kan ase njohuri elementare te gramatikes,martfologjis,sintakses dhe drejtshkrimit. te gjuhes Shqipe.

Pastaj a eshte per te qeshure degjojm gjith andej se filan fisteku ,, zotron,, 3 a 4 gjuhe te huaj, te cilate i than me goj e shkrim he he. me vien te qesh per zote ::si ka mundesi per nje kohe te shkurte te zotroj nje gjuhe te huaj si anglishten, italishten gjermanishten apo ndoshta edhe kinezishten,kur nuk e zotron ashtu siq duhet gjuhen e vete amtare,ndaj se ciles ka edhe pergjigjesi tjera morale dhe etike sepse ME ate pretendon te nxjer buken.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptySat Dec 26, 2009 11:48 pm

qofte mallkue ai bir Shqiptari,
qe perbuz kete gjuhe hyjnore,
dhe ne gjuhe te huj
kur seshte nevoja flet,
e te veten len pas dore
jane keto vargje te te madhin Gjergj Fishta qe perkrahin kete qe ke shkruar ti fionaa e nderuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyFri May 14, 2010 2:15 am


Gjuha shqipe ka ndryshuar shume, per mire dhe per keq pas viteve 90,
koha kur ndryshoi sistemi. Bashke me njerezit zhvillohet dhe gjuha qe
ata perdorin. Pikerisht, levizjet demografike kane bere qe dialektet te
japin dhe te marrin me njeri-tjetrin. Gjithashtu dhe hapja e kufijve ka
bere qe te perdoren me vend dhe pavend, fjale dhe struktura gjuhesore te
huaja. Kete gje e shpjegoi dhe sqaroi gjuhetari Shezai Rrokaj, dje ne
simpoziumin "Roli i Diplomacise Publike dhe Media".



Gjuha e drurit




Tre dukuri ndodhen pas viteve 90 me ndryshimin e sistemit, e para ishte
clirimi gradual prej gjuhes se drurit brenda kornizes se dogmes
ideologjike. "Ne disa tip ligjerimesh gjuha shqipe duke dashur t'i
pershtatej dogmave marksiste-leniniste filloi te ngurtesohej dhe
kalcifikohej, ne nje shtrat te gjere parafabrikatesh, tipike per ate
kohe, ne termat gjuhesor kjo quhet gjuha e drurit, ose e ngurtesuar qe
shpreh perceptim dogmash ne ligjerime politike, nacionale,
nderinstitucionale", - shpjegoi Rrokaj. Disa shprehje tipike te
pasqyruara dhe ne fjalorin e gjuhes shqipe te viteve 80 jane te
mendojme, te punojme dhe te mesojme si revolucionar, shfaqje e huaj,
njeriu i ri, etj. Por, pas viteve 90 me ndryshimin e sistemit, kjo
krijoi nje boshllek, i cili ne vetvete krijoi nje boshllek, i cili me
kalimin e viteve do te kthehej ne nje deformim dhe gjuhe arkaike.




Levizjet demografike, perzierja e dialekteve




Pas viteve 90 pengesat gjeopolitike u hoqen, njerezit filluan te dilnin
nga krahinat e tyre, pati levizje demografike brenda kufijve te
Shqiperise dhe jashte kufijve. Levizja e lire e njerezve po prish
enklavat dialektike, kjo ka bere qe brumi i shqipes te vihet ne levizje,
ne kete menyre jane krijuar ato qe quhen socio-dialektet, duke
tejkaluar ceshtjet e standardit te gjuhes. Levizja e lire ka vene ne
dyshim konceptet e te folmeve, dialekteve, duke krijuar socio-dialektet
dhe perzierje te foluri. Sipas Rrokes, gjuha shqipe ka prirje te
reformohet plotesisht me prurje te rendesishme nga dialekti gege.




Fjalet e reja me prejardhje gege




Ne format e ligjerimit publik, apo letrar kemi krijime te fjaleve te
reja, te prejardhura, devijim klase, shqiperim te fjaleve te huaja. "Ky
potencial fjalesh duhet faktuar ne fjaloret shqiptar per t'u perdorur
per shumicen", deklaroi Prof. Shezai Rrokaj. Njeriut nuk mund t'i
imponohesh se cfare fjalesh te perdorin, por atij i duhet dhene nje
baze, ku ai te zgjedhe. Dhe kjo pune i takon gjuhetarit. Madje, do te
ishte me e udhes qe gjuhetaret tane me teper se sa te merreshin me
ceshtjet si u krijua standardi i gjuhes shqipe, pse ky dialekt dhe jo
ai, te merren me fjaleformimet e reja.




Globalizmi dhe fjalet e huaja




Gjuha percepton menyren se si folesi koncepton veten dhe rrethanat e
tij. Kjo quhet prerje e realitetit. Ndryshimet politike shoqerore hapen
Shqiperine ndaj globalizmit, gje qe u shoqerua me hyrje te fjaleve te
huaja dhe strukturash gjuhesore jo shqip ne te foluren dhe te shkruaren
tone. "Trysnia e vendeve te fuqishme ka bere qe fjalet dhe strukturat e
huaja te vershojne aq sa po ia marrin frymen gjuhes shqipe. Ne fakt sa
me i plote te jete nje standard dhe sa me e gjere te jete masa e
perdoruesve, aq me e forte eshte mbrojtja ndaj prurjeve te fjaleve te
huaja", shpjegon Rrokaj. Keto vite eshte vene re se ka nje lloj
ndergjegjesimi nga njerezit ne perdorimin e fjaleve te huaj. Shqiptaret
kane filluar te bejne qendrese, ata shohin nese ka ndonje fjale qe i
pergjigjet ne shqip, ketij koncepti dhe nese nuk gjejne, perdorin fjalen
e huaj.




Tekstet universitare, ligjet dhe mediat, parazitet e gjuhes shqipe




Ne gjuhen mediatike, ne gazetarine e shkruar dhe vizive, rendom perdoren
fjale si bord/kryesi, kredibilitet/besim, Takoj Bush/Takoi Bushin,
Camet diskutohen ne Athine/Ceshtja came diskutohet ne Athine, faze
tranzicioni, per te thene faze kalimtare, etj. Por, ne fakt jo vetem
mediat vizive dhe te shkruara perdorin fjale te huaja dhe struktura
gjuhesore jo shqipe, me i rende eshte ky problem ne tekstet
universitare, te shkencave shoqerore dhe juridike, pasi ne shumicen e
rasteve keto jane perkthime te paperpunuara. Keto perkthime rendojne te
studenti, i cili duhet t'i "perkthej" njehere shqip/shqip dhe me pas t'i
mesoj. Ne legjislacionin tone, rendom lexon fjale te huaja, pasi ligjet
tona, jane perkthime te vendeve evropiane. Politikane dhe punonjes
shqiptare te organizmave nderkombetare e kane "per kenaqesi" te perdorin
fjale te huaja. Madje disa vite me pare, perdorimi i fjaleve te huaja
ne jeten e perditshme, nga te sapo diplomuarit, apo te sapo punesuarit,
ishte ceshtje mode






























.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyFri May 14, 2010 7:15 pm

Unifikimi i dialekteve tosk e geg nga ENVER HOXHA esht nji veper kolosale dhe e pa kontestushme e tij.dhe unisimi gjuhes esht faktor dhe bazament i qeshtjes son kombetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyWed May 19, 2010 10:39 pm

Duke shikuar paralelisht televizionet e Kosovës dhe të Shqipërisë,
kuptojmë se një numër fjalësh dhe togje të fjalëve me përdorim të gjerë
në njërën hapësirë, nuk kanë të njëjtin kuptim në hapësirën tjetër.
Komunikimi i këtillë intensiv po bën njësimin e gjuhës shqipe në të
gjitha rrafshet dhe standardizimin e saj të qëndrueshëm...

Nevoja për hartimin e një fjalorthi praktik shqip-shqip nuk është nevojë
edhe aq ngutshme, por një fjalorth i tillë gjithsesi do të ndihmonte të
kuptuarit më të mirë të mediave, para së gjithash të mediave
televizive, në hapësirën mbarëshqiptare. Ajo që e bën gjuhën televizive
të dallohet nga gjuha e mediave të shkruara është komunikimi i saj i
drejtpërdrejtë, i pandërmjetëm, shpesh edhe ndërveprues (interaktiv) me
teleshikuesin, ndryshe nga mediat e shkruara, ku autori i shkrimit dhe
lexuesi janë të ndarë nga njëri-tjetri në kohë dhe në hapësirë. Gjatë
ndjekjes së një emisioni në televizion, çfarëdo qoftë ai, teleshikuesi
nuk ka mundësi të “kërkojë” në fjalorë të ndryshëm domethënien e fjalëve
që nuk i kupton, ngase në të shumtën e rasteve nuk i lejon koha se
rrezikon t’i ikën jo vetëm një fjalë, por fjali të tëra. Por nga ana
tjetër, përfytyrimi a shprehja pamore që ofron televizioni shpesh i
mundëson teleshikuesit të “deshifrojë” me mjaft sukses domethënien e
fjalëve e të togjeve të fjalëve që është duke i dëgjuar për të parën
herë apo kuptimin e të cilave nuk e di qartë. Nga ky këndvështrim, roli i
televizionit në ngritjen e nivelit të kulturës gjuhësore, po dhe në
njëjësimin e gjuhës në të gjitha rrafshet dhe në standardizimin e saj më
të qëndrueshëm është i pamohueshëm, ndaj dhe duhet shfrytëzuar.
Programet televizive mbarëkombëtare edhe janë duke e luajtur këtë rol,
herë me më shumë sukses e herë me më pak sukses.



Tashmë i kuptojmë...



Kosovarët dikur parapëlqenin të shikonin televizionin në terr, ndaj
çuditeshin (= habiteshin) kur dëgjonin se si dikush në Shqipëri nuk ka
mundur të shohë (= shikojë) një emision në televizion ngase në atë kohë i
kishin “ikur dritat”, por tani (= tashti, tash) kjo u duket normale
ngase e dinë se bëhet fjalë për “shkyçje (= ndërprerje) të rrymës
elektrike”.


Nga konteksti, telespektatori kosovar nuk e ka vështirë të kuptojë se
kur qytetarët e Shqipërisë “psonisin” (greq.), ata në fakt “bëjnë pazar”
(turq.) dhe se kur blejnë “gjela të detit”, ata në fakt blejnë “bibanë”
apo “qukanë” a “quranë”, si u thonë në Kosovë, e jo “karkaleca të
detit”.
Nga ana tjetër, po ashtu nga konteksti, as shqiptari i Shqipërisë nuk
ishte dashur ta ketë të vështirë të kuptojë se kosovari në “shitore” (=
tregtore, dyqan) shkon për të blerë (e jo për të shitur, e as për të
shituar) ndonjë mall.
Shumica e kosovarëve tashmë e dinë çka do të thotë “Portokalli” (me
theks në ‘i’), e disa prej tyre thonë se e dinë edhe çfarë do të thotë
“Fiks fare”. Ata që e dinë anglishten e deshifrojnë lehtë kuptimin e
fjalës “pirdhu”, jo sipas foljes së shqipes “pjerdh”, por sipas foljes
së anglishtes “fuck you”, e të tjerët e ‘përkthejnë’ si “bahu” (=
zhduku). Disa bëjnë përpjekje ta gjejnë kuptimin edhe të fjalës “trap”,
por hasin në vështirësi ngase nuk janë të sigurt se a duhet përkthyer si
“hajvan”, “kastravec”, “gomar”, “hu” a “shul”, apo, në disa raste, edhe
sipas kuptimit të fjalëve të anglishtes “dick” apo “prick”.
Teleshikuesit kosovarë që nuk e dinë anglishten, ndërkaq, e kanë edhe më
vështirë ta gjejnë se “e shpifur” do të thotë “e neveritshme, e
gërditshme”.
Nga shikimi i emisioneve të televizioneve shqiptare (= nga Shqipëria),
kosovari e sheh se “rezervuarit” (fr.) po i thënkan “serbator” (it.),
por ky vazhdon t’i thotë edhe më tej “rezervuar” kur e çon “kerrin” (=
makinën, automobilin) e tij te automekaniku (= mekaniku i automobilave),
ngase ai vetëm kështu e kupton se çfarë ky kërkon. Por, aty vëren se
disa prej mekanikëve kanë filluar të bëhen gjithnjë e më “finë” (= të
stërholluar) dhe në vend të “shrafcigerit” (gjerm.) kanë filluar të
përdorin kaçavidën (ital.), prandaj vendos që edhe ai të bëhet ‘fin’ dhe
ta dërgojë veturën e tij (= e vet) në “lavazh” (fr.), por nuk gjen kund
në Prishtinë (këtu i thonë: “autolarje”, term ky që në shikim të parë
do të mund të perceptohej si “vetëlarje”, por që në fakt është “lajtore e
automjeteve”).
Kosovarët, nga moderatorët televizivë të Shqipërisë tashmë kanë kuptuar
se “varësja” nuk shërbyeka vetëm për të varë në të “teshat” (= rrobat),
por se atë mund ta varësh edhe në qafë, si “qafore”, “gjerdan” a
“zinxhir”, sidomos nëse është prej ari ose prej argjendi. Ata tashmë po
ashtu e kanë kuptuar se “patjetër” do të thotë “pa asnjë dyshim, me
siguri” e jo “pa qare”.
Edhe ata na kuptojnë...

Por edhe moderatorët nga Shqipëria do të duhej ta kuptonin se kur
kosovari a kosovarja flet për “patundshmëritë” mendon në
“pasuritë/pronat e paluajtshme” (me të cilat në Shqipëri merren
“agjencitë imobilare”), si u thonë ata, e kur flet për “pemët” mendon në
“frutat”, e jo në drurin e tyre dhe se kur thotë se “u kyç” në diçka
(përdorim i gabueshëm ky, që duhet flakur) mendon se “u përfshi, u
inkuadrua” në diçka a në një proces, e jo se u “mbyll me kyç (= çelës)”
dhe se me “qasje”, sipas kontekstit, herë kupton “mundësinë për të
hyrë”, pra “aksesin” (angl. “access”), e herë “mënyrën e trajtimit”
(angl. “approach”) të diçkaje a të një teme.


Nga shikimi i emisioneve televizive, besoj se kosovarët tashmë e kanë
kuptuar se mbiemri “shqiptar” lidhet jo vetëm me shqiptarët, po edhe me
Shqipërinë dhe se një sportist shqiptar, bie fjala, mund të jetë me
prejardhje vllahe a maqedonase, siç mund të jetë një sportist grek a
gjerman me prejardhje shqiptare. Nga ana tjetër, shqiptarët kudo
qofshin, ishte dashur ta kenë të qartë tashmë se mbiemri “kombëtare” në
togfjalëshat si “biblioteka kombëtare”, “banka kombëtare” etj. ka më
shumë kuptimin “shtetërore” (lexo: e Shqipërisë – në Shqipëri; e Kosovës
– në Kosovë)”.
Njerëzit në Shqipëri mbase nuk do të mund ta kuptonin si një “njeri i
trashë”, mund të jetë “i zgjuar” (= mendjemprehtë), mirëpo nëse do ta
shikonin serialin e Kohavizionit “Tre gjermanët e trashë” do ta shihnin
se këtu bëhet fjalë për “njerëz të shëndoshë”, si u thonë ata. Nga ana
tjetër, njerëzit në Kosovë ndoshta nuk do të mund ta kuptonin si një
“njeri i shëndoshë” mund të jetë “i sëmurë”, mirëpo nëse do t’i shikonin
emisionet e televizioneve të Shqipërisë, do ta kuptonin se në këtë
togfjalësh “i shëndoshë” do të thotë “i trashë”, siç i thonë kosovarët, e
jo “i shëndetshëm” (= me shëndet të mirë).
Kur tiranasi vjen në Prishtinë sheh se “medikamentet” (= barnat, ilaçet)
mund t’i bleka, përveç në “farmaci”, edhe në “barnatore” dhe se “pasta”
(= ëmbëlsira) mund të ngrënka, përveç se në “pastiçeri”, edhe në
“ëmbëltore”. Ai po ashtu vëren se njerëzit në Prishtinë e kapërcejnë
rrugën kur në semafor të jetë ndezur drita “e gjelbër”, e jo drita
“jeshile” dhe se “rrokaqiejt” e Prishtinës qenkan të ngjashëm me
“qiellgërvishtësit” e Tiranës.
Kur prishtinasi shkon në Tiranë sheh se “pallatet” qenkan në të vërtetë
“ndërtesa banimi”, e jo “pallate mbretërore” dhe se edhe atje paska
“bërllok”, si në Prishtinë vetëm se ata po i thënkan “plehra”, e kështu
po i thënkan edhe “njeriut të keq e të urryer për shoqërinë”. Kur një
“motër nderi” dhe një “motër medicinale” nga Prishtina shkojnë në Tiranë
do ta ‘zbulojnë’ se s’janë kurrfarë motra, veçse njëra “murgeshë” e
tjetra “infermiere” e mikja e tyre që në Prishtinë ka kryer studimet për
“solo këndim” do të kuptojë se në fakt ka mbaruar studimet për “kanto”.

Prandaj jemi njësh



Nëse një i ri prishtinas i drejtohet një të riu tiranas me “tung”, ky do
t’ia kthejë me “tjeta”, – që të dyja këto nga “tungjatjeta
(tungatjeta)”, e sipas modelit të anglishtes ‘haj’ (“hi”) e ‘baj’
(“bye”, kjo nga: “good-bye”, e kjo e dyta nga përngjitja e “God be with
ye”: “Zoti qoftë me ju” = “mbetsh mirë” a “mirupafshim”: ‘pafshim).


Nëse një prishtinas do ta pyetnin në Tiranë se a i pëlqejnë
“luleshtrydhet” me sheqer ai do të “habitej” (= çuditej), se çfarë
qenkan ato lule që këtu po u qitkan (= hedhkan, shtënkan) sheqer, duke
mos e ditur se është fjala për “dredhëza”.
Nga televizioni shikuesi do të shohë se ne Shqipëri paska ekrane
“40-polëshe”, të njëjtë me ata “40-inçësh” në Kosovë [nga ital.
‘poliçe’, përkatësisht angl. ‘inç’ = pëlqyer – masë gjatësie e barabartë
me 2,54 cm] dhe se filmi “20000 lega nën det” qenka krejt si romani
“20000 mila nën det” i Zhyl Vernit [nga ital. ‘lege’, përkatësisht angl.
‘mile’ – masë gjatësie, e barabartë me 1852 m].
Në Shqipëri, fëmijët “kartonat” (= filmat e animuar) i shohin (=
shikojnë), ndërsa në Kosovë fëmijët “kartonat” (= kartuçat) i presin, që
nga ata të bëjnë figura. Natën e Vitit të Ri fëmijët tiranas stolisin
“pemën e Vitit të Ri” dhe dhurata u sjell “Plaku i Vitit të Ri”, e ata
prishtinas stolisin “bredhin e Vitit të Ri” dhe dhurata u sjell
“Babadimri”. Më të vegjlit në Tiranë kënaqen me përrallën mbi
“Borbardhën dhe shtatë xhuxhët” apo me “Hirushen” e ata në Prishtinë me
përrallën për “Borbardhën dhe shtatë shkurtabiqët” apo me “Të
përhiturën”. Në Shqipëri njerëzit “vaktet” (3) i hanë (rëndom në shtëpi,
por dhe në restorant), ndërsa në Kosovë njerëzit “vaktet” (5) i falin
(rëndom në xhami, por dhe në shtëpi).
Eksodi i fundit dhe hapja e kufijve, jo vetëm për njerëz e mallra, por
dhe për ide, kulturë e edukim/arsimim ka bërë që shqiptarët më mirë ta
kuptojnë njëri-tjetrin kudo dhe kurdo që të takohen. Ata, më në fund, e
kanë parë dhe me gjasë dhe do ta kuptojnë e do të binden se vërtetë janë
njësh dhe se duke u ndarë dysh nuk bëhen dy, nuk bëhen më të fortë a më
të mëdhenj, por vetëm dy gjysma më të vogla e më dobëta të një të tëre,
bëhen gjysmakë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptySun May 01, 2011 10:55 pm


A duhet ndryshuar, apo jo standardi i gjuhës shqipe? Debatet kanë përfshirë së fundmi këtë temë, ndërsa gjuhëtarët ndajnë pikëpamje të ndryshme. Shumë prej tyre mendojnë që standardi nuk duhet prekur dhe se nuk pengon askënd të shprehet në dialektin e tij, ndërsa të tjerë mendojnë se duhen bërë ndryshime të studiuara mirë e gjuha të pasurohet pa paragjykime. “Praktika e përdorimit të shqipes standarde në këto dyzet vjet dëshmon se shqipja, ashtu si të gjitha gjuhët e lëvruara, ka nevojë që t’i nënshtrohet periodikisht një shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit në të gjitha segmentet”, është një nga përfundimet e Kongresit të gjuhësisë të zhvilluar së fundmi. E megjithatë, pavarësisht mendimeve të ndryshme, të gjithë bien dakort që gjuha shqipe mbetet element bashkues për shqiptarët kudo që janë. “Unë mbroj atë që është arritur. Është bërë një punë shumë e mirë që shqiptarët kanë sot një mjet të përbashkët që jo vetëm u jep mundësi të komunikojnë, por edhe i përfaqëson, sepse gjuha është i vetmi mjet që jep mundësinë për të bashkuar dhe diferencuar”, thotë gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj. “Kur flasim në gjuhën standarde ne i tregojmë gjithë botës se jemi shqiptarë, kur flasim në dialekte ne i tregojmë njëri tjetrit se nga jemi”, shprehet ai, ndërsa shton se “gjuha shqipe i ka prurë shqiptarët deri sot të bashkuar. Gjuha jonë na bashkon dhe është detyrë e brezit tonë dhe atyre të ardhshëm ta duam fort. Duhet t’i shërbejmë asaj, ta pasuarojmë, fisnikërojmë, ta shkruajmë sa më e bukur e të flasim bukur”. E pavarësisht standardit në të shkruar, secili prej nesh në të folurën e përditshme fut elementë dialektorë në varësi të krahinës, grupit shoqëror nga vjen, etj. Si idhtar i Eqrem Çabejt, Prof. Shkurtaj thotë se “në të shkruar duhet të përbashkohemi, që nga veriu në jug duhet të dallohemi se jemi një, ndërsa kur flasim mund të kemi dhe një element dialektor”. Por, dëshira për të patur një gjuhë të shkruar standarde, apo shtetërore, vjen që prej librit të Sami Frashërit “Shqipëria ç’ishte, ç’është e ç’do të bëhet”. Shkurtaj e quan gjuhën standarde, sinonim të shteteve. Gjuha standarde shqipe, edhe në këtë formë, ka shërbyer mirë përgjatë viteve, pasi është i vetmi standard që njeh edhe Evropa e bota. Megjithatë, shprehet se “u kemi dhënë shqiptarëve një mjet që i përbashkon dhe unë dua të kapem tek më e mira”. Në Kongresin e Drejtshkrimit në ’72 u vendos gjuha standarde e shkruar për në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ku u theksua ideja një komb, një gjuhë letrate. Ndersa, At Justin Rrota, një nga më të parët gjuhëtarë shqiptarë të shekullit të kaluar, ka pasur një ide të mbarë që “gjuha shkon tue ba zhvillimet e veta”, ne te cilat ka peshë shoqëria. “Ndikimi i shoqërisë i dikton gjuhës që të zhvillohet dhe gjuha zhvillohet bashkë me shoqërinë”, thote Prof. Shkurtaj. Por, problemet, e ngritura edhe në Konferencën e fundit gjuhësore, që u mbajt ditët e fundit në Durrës, janë specifike dhe me të duhet të merren mjeshtërat e gjuhës. Megjithatë, që të gjithë është mirë të zbatojmë rregullat e drejtshkrimit dhe të flasim bukur e të ruajmë bukurinë e shprehjes. Sipas tij, “gjuha shqipe mbetet ajo që ka qenë, por modernizimi i saj bëhet, elementë të saj do të zhvillohen e nëse ndonjë gjë nuk qëndron, ajo do të ndërrojë”.

Konferenca, me tematika te sesioneve Historia e formimit të standardit. Standardi dhe legjislacioni; Probleme gramatikore të standardit; Probleme të drejtshkrimit dhe të pasurimit të standardit; Marrëdhëniet e standardit me dialektet. Norma leksikore; Standardi dhe norma letrare (letërsia, shkolla, mediat), arriti në përfundimet e mëposhtme:

Megjithëse u vendos në një epokë të ngarkuar me ideologji dhe me mungesë të lirisë shkencore, standardi gjatë gjithë këtyre viteve e ka dëshmuar vlefshmërinë e tij.

Praktika e përdorimit të shqipes standarde në këto dyzet vjet dëshmon se shqipja, ashtu si të gjitha gjuhët e lëvruara, ka nevojë që t’i nënshtrohet periodikisht një shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit në të gjitha segmentet.

Është e nevojshme që të shqyrtohen më tej disa rregulla të drejtshkrimit, me qëllim njësimin e tyre dhe shmangien e konflikteve të krijuara si pasojë e zbatimit të dy parimeve të ndryshme njëherësh (atij fonetik dhe atij morfologjik). Në mënyrë të veçantë, drejtshkrimi i zanores -ë ka nevojë për rishqyrtim.

Të rishikohet përdorimi i shkronjës së madhe, drejtshkrimi i emrave të huaj të përveçëm, si dhe drejtshkrimi i toponimeve.

Leksiku i standardit të shqipes të jetë i hapur ndaj prurjeve nga dialektet, sidomos nga dialekti gegë dhe nga autorët e traditës letrare në këtë dialekt. Të vazhdojë puna për pasurimin e leksikut me krijime të reja sipas gjedheve fjalëformuese të shqipes, si dhe për pastërtinë ndaj huazimeve të panevojshme.

Të thellohet puna për begatimin, njësimin dhe kodifikimin e terminologjisë në të gjitha fushat.

Në sistemin morfologjik, të rishqyrtohet formimi i shumësit të emrave, për një saktësim të mëtejshëm paradigmatik, duke synuar njësimin dhe shmangien e përjashtimeve të shumta.

Të studiohet mundësia e integrimit të paskajores gege në standardin e shqipes.

Studimet dhe hulumtimet të jenë të hapura edhe në fushën e sintaksës. 10) Nxënia e shqipes në shkollë, në të gjithë hapësirën shqiptare, ka shfaqur vështirësi dhe probleme, ndaj propozohet përmirësimi i kurrikulave, i teksteve, i metodave të mësimdhënies, si dhe aftësimi i mëtejshëm i mësuesve të gjuhës amtare.

Në konferencë u shfaqën edhe shumë mendime e teza të veçanta lidhur me standardin dhe me përdorimin e shqipes. Konferenca dëshmon se debati për çështjet e normës së shqipes dhe të përdorimit të saj është një debat pjellor, i cili e pasuron mendimin gjuhësor shqiptar dhe hap perspektiva studimore e kërkimore të domosdoshme për etapën e sotme të zhvillimit të shqipes.

Krijimi i Këshillit Mbarëshqiptar për Gjuhën, me statusin e personit publik, mund të jetë një rrugë e mirë për t’u gjetur zgjidhje çështjeve të rëndësishme të politikave gjuhësore, të planifikimit të gjuhës, dhe të strategjisë për zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 85
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Shkenca?   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyTue Jul 05, 2011 1:10 pm

A din dikush mem kallzua si ka hi jekjo fjal n'gjuhen Shqipe?Pou dves se tan botae ka at fjal pa fjales DIJE ose NJOHURI e Shkenca nuk ka lidhje me jekto fjal. mir u tijeshim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 85
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: G'jûha Shqipe   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyMon Aug 08, 2011 6:28 pm

Nuk mûni me kalua përkrye jektij postimit pa me përmêt dialektin e Malësorit.E paç,i nerruoshimi vizitor se ti aspak nuk e përmête Malësin. se edhe ajo asht n'Mal t'Zi, e jo veç Tivari e Ulqini.Vet jâm kên prezenc kur ka tha Martini Camaj,Albanolog,shkrimtar e publicist ën Univerzitetin e Mynchenit past drit:"T'lumt ju Malësor se veç ju e kini ruoj dialektin çi asht temeli i g'jûhes Shqipe.Ju nuk kini trrnua kurrgjâ se ini kên gjithmon t'dam e nuk kini pa ndikim prej reformash gjûhsore.Ju ën dialektin e Malësorit i përdoroni hala germat çi jân hjek krejt prej g'jûhes Shqipe:p.sh.ê,â,û,î,kâmâ,nâna,hîni, hûda,Malësori thot me hî mrên. Ne Malsorvet po thon se e përdorojm shum Slavishten,jo i neruoshimi vizitor kush don me kûvêt Malsorçen nuk ka nevoj me shtî fjalt Shkijenish.Ni mos beson vizitoje Blogun kû keme gjet poezin tême pa asi fjal Shkijenisht.Adresa asht >gurraelecit.blogspot.com<.Kisha mepa qef me tije komentin e reakcionin e antarvet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
Sponsored content





GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJUHA SHQIPE
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» GJUHA PELLAZGE , GJUHA E E PERËNDIVE
» A po plagoset sot gjuha shqipe?!
» GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: