| | "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 2:59 pm | |
| Ëndrrat e mia
Në ëndërr, moj, me ty vrapoja,
lozja , qeshja dhe këndoja,
Kur u zgjova, moj, për ty lotova
s’të kisha pranë dhe të doja.
Më doje, moj vajzë, më doje,
po me tjetër, moj, u martove,...
Shkuan dëm ëndrrat e mia,
më marrtë hak Perëndia!
Gjynahet, moj, nuk lahen kurrë,
ma bëre, moj, jetën për lumë,
Po luftoj, moj, për shpirtin tim,
pse më ike më le jetim?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:00 pm | |
| Deti dhe vapori humbën YjetPër shoqet e mia Shpirti më rënkon në vendin e huaj për shoqet e mia qaj, vajtoj e vuaj. Valët seç i morën,i përpinë një natë,vapori me plot yje, humbi në shtrëngatë. Foshnjat fort shtrëngonin, det’ i egër ulërinte, Nata sterrë e zezë... i fryrë bregu psherëtinte. Ku shkuan ato nëna, ata fëmijë – xixillonjat? I përplasën krahët me kujë mbi Kaninë shqiponjat. Lahutën mori rapsodi, hapi kujën brinjë më brinjë, Thirrën nënat shamizeza... Në çdo derë ulërimë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:00 pm | |
| Rrezet e mëngjesit
Lulet e limonit
lëshuar aromë,
për ty, moj syzezë,
do t’i bëj kurorë,
gajtan do të të hedh
ngjyrat e ylberit...
Në bregun e detit
do të kërcejmë të dy,
Fjalët që do thuash
i lexoj në sy.
Rrezet e mëngjesit
fluturat i zgjojnë,
Përmbi supet tona
shkojnë dhe qëndrojnë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:00 pm | |
| Zhgënjimi
Trotuaret e Selanikut
me zhurmë,
më bëjnë
edhe më të çorientuar,
dua të thërras
të qortoj, të qaj unë.
M’u kujtua një çast
ç’kisha lexuar,...
Përpara më del një djalë
me disa shkresa në duar...
“Lexoi, - më thotë, -
idetë komuniste,
ato janë jeta“.
“Fatkeqësisht, o djalë,
ato na mbajtën me shpresa“…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:01 pm | |
| Rrugë e vështirë e lidhjes
Në gjurmët e shokëve
ecim të lodhur,
Astriti filloi ironitë
e holla:
Ku të ka nëna,
o drer i malit,
të kam gjetur vajzën
si molla.
Kurbeti do
që të zësh ca para,
se ndryshe
nuk martohesh dot,
Ndërmjetësit
do t’i shkoj fjala dëm,
po ngele beqar nëna derdh lot.
Pa mbaruar mirë shakatë
dëgjuam të qarat e një vajze,...
“Kthehuni prapa, - thërriste,
gjarpërinjtë nëpër këmbë
na kafshuan.. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:01 pm | |
| Ky vit - dimër Të mbjellat e tua i vrau një breshër, këpucët ngelën në baltën e kuqe, në zgjedhë mbetën qetë e mallkuar dhe drutë në vatër, t’u bënë me huqe. Shpesh mjegulla të përzihet me frymën, Hënës i kërkon diçka nga fati, në mendime rrugëzgjidhje kërkon,... Ky vit dimrin të egër e pati…. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:01 pm | |
| Përpara ikonës falem, Në kishë Ngjitem shkallëve në Shën Dhimitri, pashë një lypse, e quanin Kristinë. Më dridhej trupi teksa e shikoja. E ç’mund të flasin pastaj për drejtësinë... Të drejtat e Njeriut – degë të thyera, kur vetëtin ato lëshojnë flakë, E kërkova kudo drejtësinë e ku se kërkova dhe në libra s’e gjeta, deri sa u bëra plakë. Përpara ikonës falem, si zënë në faj, portretin e Shënjtorit vështroj plot lot,… Ç’kam bërë, o Zot? Ç’kam bërë o Zot? Më thuaj? Por përgjigje s’marr dot... Më vështron Shënjtori me vështrim perëndie, “Do të vijë drita një ditë dhe ti s’do të jesh më hije…”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:02 pm | |
|
Fluturim me magjiken
Në rininë time
Hapeshin vallet
si valët e detit
në mbrëmjet e bukura
në fshatin tim…
Recitoja vargjet,
të gjithë duartrokisnin,
fluturoja me magjiken
në hapësirat pambarim…
Vargjet e mia
sot janë të pakët,
thinjat e mia
kanë për të thënë shumë,
por të gjitha gëzimet
u përmbysën
për shpresat
që u hodhën në lumë.... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:02 pm | |
| Gabime shekulli
Shekulli që na vrau,
iku apo erdhi?
Ngriti flamurin e dhimbjes
dorëgjati,
eshtrat e të rënëve
i shpërndau
dhe në varr
s’gjeti derman
i pafati.
Gabimet që solli,
s’ngelën përgjysmë,
guna e çobanit
u vjetërua më shumë,
mbaroi thesi i fundit
i bereqetit...
I ziu njeri
që i vajti fati
për lumë… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:02 pm | |
| Komike
Jam, as jam politikan,
kam marrë të ftohur
në çdo anë,
në të djathtë
e në të majtë,
hop këtu
e hop matanë.
Është vështirë
të lësh karrige,
se ndryshe
nga mendja ike,
të ngelën xhepat shpuar,
të thotë gruaja:
“Je tërbuar!”
Të këndoj,
apo të qaj,
po edhe iso
kush do të mbaj,
se u bënë shumë parti
të vesh dorë e Perëndi!
Njerëzia merr të tatëpjetën
e kupton të vërtetën,
çfarë të thotë njerëzia
që u ndave nga fëmija…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:03 pm | |
| Mos trishtimNënës sime Zogjtë e nënës krahë lëshuan, kënduan se vëllanë martuan; lotët më rridhnin në faqe, kur këndoja për nënën time që nuk mund ta harroja. “Sot, mos qaj, - më thonë, - është gjynah,... Sot ke vëllanë me nuse në krahë, nëna që u la i rriti për ju motra dhe vëllezër të mblidheni këtu. Babai i mjerë përqark shikon, mbas dasme i egër dimri fillon, dimri i keq sinoret i çau, vëlla e motër, kurbeu i ndau... Disa përtej malit, disa përtej detit, ngeli shtëpia për ditë të qametit. Fotografinë e nënës ngadalë ledhatoj: “ Mos u trishto, - i them, - se do të duroj…”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:03 pm | |
| Peshkatari Fryn era dhe rrjetën e çon poshtë dhe përpjetë, duket sikur lot peshkatari i mërzitur kërkon gjoksin t’i tregojë, një gjuhë të përbashkët me peshqit të gjejë, por vala e fryrë s’pranon ta dëgjojë. 2. Orët kalojnë dhe rrjeta mbetet bosh. “E di, - thotë i gjori,- fatin e kam parë,...”. Lodhur e mërzitur në shtëpi u kthye, Gruaja i hap derën dhe i thotë: “Ç’u bëre, ore i vrarë?!” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:03 pm | |
| Sytë më vishen nga lotët për historinë Në librat që shkoja nëpër duar, doja të lexoja më tepër historinë. Të dija gjithçka për të kaluarën doja ç’e ka munduar më tepër njerëzinë. Kush vrau më shumë moti i egër, apo regjimi?Ndalem shpesh dhe nënvizoj me të kuqe, sytë më vishen nga lotëtdhe ngashërimi,pastaj më pengon dhe macja ime me huqe. (Ku të dijë ajo kush janë problemet?) Shpesh mendoj se është më e lumtur nga unë,... Mua më torturuan hallet, s’fle, nuk gjej dot zgjidhjen, qaj nën gunë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:04 pm | |
| Me shpirt të vrarë Nuk jam e lajthitur që s’më zë gjumi, e kam më të lehtë të ngrihem në këmbë. Nuk thërras, nuk shaj, s’bëj rrëmujë,shtrëngoj gjuhën nën dhëmbë. Më pëlqen që fluturat t’i pikturoj; nuk dal të pi kafe në mëhallë, jam një zonjë që braktisa shtëpinë, në vendin e huaj mendja më vjen vërdallë. Dal në shi e veshurpaksa si hollë;Thonë të ftohtit mendje ta freskon, jam mësuar me vështirësitë e jetës,teksa historiavjen .. . e shkon… Nuk jam e lajthiturqë qaj me ngashërim, jam një zonjë me shpirt të vrarë, për motrën që i la fëmijët jetimë,... Për vendin tim malli më ka marrë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:04 pm | |
| Dimër
Papritur hapet dera
nga furtuna,
zhurmën e lisit shekullor
që ra dëgjova.
Bashkë me të ranë
dhe foletë e zogjve,
të vegjlit që mblodha,
i shpëtova.
Një skicë
doja të bëja në letër
për zogjtë fatkeqë
që krahë s’lëshuan;
faji qëndron
mbi dimrin e egër
që folen e ndërtuar
e la të shkatërruar.
Ç’faj kanë
të vegjëlit e nënës,
dritën e diellit
kërkuan të shikonin,
por fati i zi
u trokiti në fole,
retë e zeza
qiellin mbulonin. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:05 pm | |
| Lulet në det
Mendimet
më bëjnë të nxitoj
në të ftohtë,
përpara më del
limani i ngrirë,
Nënat shamizeza
hedhin lule mbi det,...
A meriton lule
ky det i pamëshirë? | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:05 pm | |
| “Jo, - përgjigjet me zë, duke qarë. - Lulet janë për ata të paharruar, për yjet, që na dhanë kafenë e hidhëruar,... I mblodhën dallgët duke udhëtuar. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:05 pm | |
| Ftohtësia e erës
Më çahen buzët
nga era e ftohtë,
gishtat e dorës
s’mundem t’i mbledh.
Dua të arrij shokët,
teksa nxitojnë...
Ah, as vijat e ujit
përpara s’mund t’i hedh.
“U plake, bre burrë,
u plake!...”-
fillojnë shokët
nga shakatë,
kërkojnë
të më japin forcë,
por unë
pak nga pak
ngela sakat.
E ndiej, s’bëj dot më
gjë në këtë botë...,
kam mbetur keq ulok.. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:06 pm | |
| Shiu më pengon
gjithçka që ëndërroj,
Fjala pleqëri
Zërin e vogëlushëve
më duket
sikur në mëngjeset e freskëta
e kam pranë,
( më mbushin me gjallëri).
Në flokët e zbardhura
mbaj sekretin (kodin ) e viteve.
Shpesh nuk dua
të dëgjoj fjalën “pleqëri”.
Kërkoj të shkund pluhurin,
që më lanë vitet.
Gjethet e rëna
kërkoj t’i mbledh,
t’i djeg diku...
Shiu më pengon
gjithçka që ëndërroj,
dhimbjet e eshtravemë godasin aty – këtu. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:06 pm | |
| Bredhi krenar
Ti, o bredh,
me krahët e hapur
dëborën që bie,
sa shumë e ke mbajtur.
U bëre ombrellë
për djemtë refugjatë,
Nën trungun tënd
e shkuam një natë.
Mos vallë i numërove,
sa vijnë, sa shkojnë,
Për ata që humbën
nënat po vajtojnë.
Përmbi kryet tënd,
Shqiponja qëndron,
u thërret bijve,
sofrën ju ofron.
Sofrën të bekuar
e ka çdo shqiptar,
Ndaj, o bredh i bukur,
të qëndrosh krenar. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:06 pm | |
| Rruga e vështirë Rrobat e lagura më pengojnë të eci, më duket vetja si deve e hutuar, lashë shtëpinë stolisur, punova vite për ta ndërtuar. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:07 pm | |
| “Ku shkoj – pyes veten për të lypur,- në shtëpi të gjitonit?”- dhe mendja më shkon te lulet e ballkonit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:07 pm | |
| “Ah, - thoshim, - jemi baçe me lule!”- flas me vete si papagalli. Nxitoj këmbët, më bërtet vëllai, se po na zuri nata, na mori Djalli! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:08 pm | |
| Peizazh vape Tokë e nxehtë vithisur e etur për ujë,në të çara zvarranikët vendin kanë ndërruar,kafshojnë njëri - tjetrin nën dhe’ se kush ka qenë, kanë harruar. Gjinkallat ligjërojnë degë më degë, dielli djeg ullinjtë e etur për shi, sorkadhet grisin lëkurën; nën hije pëllumbat struken nën çati. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 64 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema Wed Jun 30, 2010 3:08 pm | |
|
Zogjtë e nënave’
Ëngjëj në ëndërr shikoj,
gjë e rrallë e bukur shumë,
Kur zgjohem s’jam pranë tyre,
Perëndisë i bie në gjunjë.
Falem e falem tek ikona,
të na ruajë zogjtë Perëndia,
Secili e ka një nënë,
që e ka mendjen tek fëmija.
Të larguar të shpërndarë,
në darkë nëna s’i ka pranë,
Ah, Ëngjëjt ku janë,
zogjtë e nënave pa vatanë!… | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema | |
| |
| | | | "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |