Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR Empty
MesazhTitulli: UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR   UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR EmptySun Sep 19, 2010 5:47 pm

Të gjitha udhët të çojnë në Shqipëri (Iliri), ashtu sikurse Çezari thoshte “Të gjitha udhët të çojnë në Romë”.


Botuar nën kujdesin e LZHK, Qarku Gjirokastër

Nr. 9 i botimit

Shtator 2010


“Shqiptarët vijnë nga një shtresë e lashtë. Shqiptarëve u ka mbetur pak kohë latente, e cila shpërthen herë pas here në një jetë të re. Prandaj prej gjithë shkrimtarëve shqiptarë na del përpara fytyra e shqiptarit të përjetshëm”

Eqerem Çabej
Marrë nga “Për gjenezën e literaturës shqiptare”

Mëngjesi
i jetës me ide

Gjirokastra ndodhet nën presionin e një realiteti që mban ndrydhur vlerat e mëdha të qytetit të pe-nës…
LZHK ka për detyrë zgjimin e mëngjesit të jetës me ide, se midetë i dinë ata që sot janë dhe i kanë dhe do t’i kenë. Këtu vete fjala jonë. (Brenda në botën e ndjenjave dhe ideve tona mbretëron një errësirë pa krye dhe jemi të gjithë të mbytur).
Do vijë të zgjojë që gjithçka të nisë mbarë për nacionalizmin e shekullit që kaloi. Lindëm tepër vonë. Për të riun shekull jemi të rinj, mbase dhe të papjekur, por gjendemi brenda një kaosi korrupsionesh (që s’i kuptojmë). Këtu ë-shtë rënia e Mëmëdheut!
LZHK dënon të gjitha mosmarrëveshjet midis elitës dhe politikës…Të ngrihemi… Ku vemi?!
Detyra jonë sot është të rritim një brez të ri, të shëndoshë dhe kryelartë, të lirë dhe dinamik, që të mund të zgjidhë dhe të vendosë për hesapet e vendit.
LZHK Qarku Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR   UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR EmptySun Sep 19, 2010 5:48 pm

Nga Arben Duka

Iku vap’ e gushtit, bashkë me pushimet

Iku vap’ e gushtit, ikën dhe pushimet,
Po më të fuqishme nisën bombardimet
Bam e Bum PS-ja, Bam e Bum PD-ja,
Me rrënjë e me degë, nga A-ja, tek ZH-ja.

Si bombat në qiell, hidhen milionat,
Populli rri urtë, porsi milingonat.
Rri dhe numëron qindarkat e bukës,
Tani i beson, vërtet, Arben Dukës.

Tani i beson, si dikur fanarëve,
Tok me epopenë e kohës së kusarëve.
Lexoje sërish, se nuk ke se ç’humb,
Koha e kusarëve të vret dhe pa plumb.

Të vret dhe pa plumb dhe plumbat s’mungojnë,
Me qindra të vrarë rrugët numërojnë.
Po asnjë nuk thotë: “O, Bobo, ç’na gjeti”,
Kjo kohë ka ngrënë dhe kokë deputeti.

Dhe kokë deputeti ka bërë me vrima,
Ndërsa biznesmenët bëhen tri duzina.
Të vrarë e të zhdukur, kemi ne kaq shumë,
Po nga vrasësit s’ka gjëkundi gjurmë.
Ndaj popull mavria flet e vjen vërdallë,

Dhe thotë: shyqyr, që mbetëm të gjallë!
Dhe thotë: shyqyr, që mbetëm të gjallë,
Pa për një kothere, do bëjmë hallë…
Pa për një kothere, do bëjmë hallë,
Të na rrojnë kusarët, që kemi në ballë!

Vetëm ti ma ule kokën...

Nuk e prisja veç prej teje,
Vetëm ti ma ule kokën
Beni, më qëllove rëndë,
Më mirë të më bëje gropën
S’mund të them se s’jam mërzitur
S’mund të them se s’jam trishtuar
Ndaj jam duke protestuar,
Gjuha jote është e hidhur
Gjuha jote është farmak
Të të them që është hash…
Jo, jo, Beni, është pak.
Beni, sot ke kapur majat,
Majat janë iluzione,
Ti je bërë poet I vendit,
Pushtove televizione.
Dhe kjo më trishton më shumë
Veç kjo më ka nervozuar
Privatizove gjithë gjinitë
Yjet i ke pronësuar
Ne jetojmë mos më keq,
Beni po na shtyp si midhje.
Po ka faj Sali Berisha,
Që nuk na formon një Lidhje.
Dhe pse jam I trishtuar,
Dhe pse jam I nervozuar,
Beni, je poet I Kombit
Nga të gjithë I adhuruar.
Beni, prej teke nuk ruhem,
Me ty më pëlqen të krruhem,
Vetëm kur të të mposht ty,
Atëherë unë do shquhem.
Nga MERO MJERANI

Prona dhe Pronarët

Qëndrojmë te hipotekat tona, aty ku shteti, aty bajraktari vjel taksat, pa dallim. Është vështirë. Luftuam për demokraci, por rrimë në radhë si ish në kohën për bukë, qumësht e tjerë…
Po të mos paguash nën dorë s’bëhet dot një freskim. Se nëse ke metra shumë, ngel te Zyra e Drejtorit…
Një vëzhgim. Shohim kësaj he-re se njerëzit janë pa mbarim. Kemi dhe raste shumë vendimtare, por ne qëndrojmë te çështja, rruga, modeli, i marrjes së hipotekimit, rifreskimit të saj brenda ligjeve. Po kështu, ndodh e njëjta gjë dhe në AKP. Jemi dhe besojmë se janë individë që e bëjnë këtë ose s’dinë, por shteti e zë lepurin me araba.
Një përshëndetje e vogël t’ju kuptojmë se zbatimi i ligjit të nde-ron, të respekton. (Ka shumë drej-torë, titullarë institucionesh, krye-tarë komunash e kryetarë të tjerë pa mbarim që, në kohën që kërkon një dokument, një intervistë për problemin në fjalë, janë shumë të zënë.
Urojmë që zbatimi i ligjit të jetë parësor për ta.


Redaksia “UDHËT E KOMBIT”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR   UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR EmptySun Sep 19, 2010 5:48 pm

Zonjusha 16-vjeçare Olta Boka

Talenti nuk ka mo-shë. Nën petkun e flamurit kombë-tar dhe në një situatë tepër të vështirë Ol-ta, 16-vjeçarja me këngën e saj ngre peshë Beogradin, sallën e Festivalit Evropian. Ju çuditeni dhe ne gjitha-shtu. Ku i gjeti fuqitë dhe kush ia dha fuqitë!? Momentet, emocionet, presioni,…
Shqiptarja këndon në mes të Beogradit.
“Udhët e Kombit” intervistoi zonjushen Olta, vaj-zën tiranase. Ajo për-gjigjet thjeshtë:
“Ishte i pari festival europian që përfaqësoja at-dheun tim. Vërtet emocione pambarim. Ndihesha e vetmuar. Situata politike Kosovë–Serbi ishte e tension-nuar. Por, po ju them se, ndjenja kombëtare është një fuqi që, Zoti ba-shkë me të, më bëri të flasë kënga e notat e një shhpirti, që nuk ka kufi, nuk ka pranga, nuk ka rrethime, presion
Unë në çdo çast me vete kisha vendin tim të shtrenjtë.
Vetëm dy vajza serbe që më shoqëronin. Çfarë t’ju them… Në momentin e ko-nkurrimit prapë kisha shu-më emocione të forta, por Zoti, ju betohem, bëri çudinë.
Hyra në sallë, ndihesha e lirshme, krenare dhe konku-rruese. Vërtet dinjitoze. Zë-ri dhe kënga ime ishin në maksimum.
E çuditshme, po ju betohem, falë Zotit dhe flamurit kombëtar. Ju nuk i keni pro-vuar këto emocione, por sa-lla më bëri të lotoj. Çudi! Kultura, arti, kënga pushtojnë Botën.

Klodiana SANXHAKU

“UDHET E KOMBIT” në Mitrovicë
Informohemi nga Mitrovica për gjendjen sociale, ekonomike dhe politi-ke, me shumë realitet. Janë bashkë shumë të këqija: rinia, burokracia, moszbatimi i ligjit dhe shteti jo i fortë ligjor. Dhe, ndaj themi se punon sis-temi destruktiv i qeverisë sonë për t’i hapur rrugë e ndriçuar jetën e politikanëve. Sot qëllimore duket vështirësimi, errësimi i jetës rinisë dhe të tjerë (për t’u larguar).
De fakto, siç po shihet kë-tu, sot rinia, intelektualët janë larguar, kanë ngelur vëllezërit tanë, por janë pa punë, kafe-neve drejt rrugëve të padë-shirueshme që, për këdo, sjell pasoja dhe probleme për çdo familje. Po fatkeqësisht kjo rru-gë të çon drejt krimit dhe rru-gëve të llojeve të ndryshme te-për të dëmshme. Qyteti i Mitrovicës, është për të ardhur keq, ku njerëzit ballafaqohen me shumë probleme. Mitrovi-ca, në disa situata të pakuptimshme, sidomos në urën e Ibrit bëhet gjendja e shqetë-sue-shme, por këtu është patjetër mosveprimi i fuqisë së ligjit, puna e qeverisë së Kosovës. Duhet marrja e masave urgjent për sundimin e ligjit dhe rendit në tërë Mitrovicën. Ligji pa da-llim për të gjithë është demokracia që mbështetet vërtetë-sisht mbi një Kushtetutë mbi ligje që Qeverisë i ngelet ve-tem zbatimi i tyre me rigoro-zitet.
Strukturat paralele në Mitrovicë janë mbi mosfunksio-nimin e ligjit, kuptohet këtu dhe investimi serb, por kjo ka zgjidhje. Detyrë më e madhe shtrohet angazhimi i kësaj qe-verie, të cilës i mungon përkushtimi që ky qytet të mos jetë “mollë sherri’, por të jetë në harmoni si jugu dhe veriu në Mitrovicë. Një jetë me halle bashkë kanë shkuar, sot…
Populli i këtueshëm po vuan pasojat e anarshisë, problemet e shumta; rinia gjithashtu. Ndaj, vëllezër na duhet paqja, na duhet demokracia, na duhet lir-shmëria e fjalës, na duhen ligje, se anashkalimi apo mosrespektimi dhe mos-zbatimi na dëmton pa kushte.
Në kushte komode qe-veria Thaçi, e cila orienton popullin në fokusin e këtyre problemeve, jo vetëm në Mitrovicë, por e dhe më tej, kur-se vetë po hap rrugën e pasurimit, të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, lëvizjen e njerëzve me probleme në tërë Kosovën. Populli është në një krizë ekonomike, pa dashur dhe politike. Me pak fjalë, Ko-sovën e bëjnë këta, por s’duan. Kosova luftoi për liri dhe demokraci, mbas shekullit në lu-ftë. Në këtë situatë del në pah kolosi i madh i Kosovës, Ramush Hajredinaj. Ai që bëri luftën, sot di të bëjë dhe demokracinë. E pamë ligjin, demokracinë, paqen, pa dhënë dorëheqjen. Sot Gjykata Ndër-kombëtare e Hagës dhe struktura të the-ra antiKosovë e vo-nojnë padrejtësisht njeriun, që e do vër-tetësisht Kosovën dhe demokracinë.
Vinte vetë të shi-hte shtëpi më shtëpi. Çdo pëllëmbë të Ko-sovës e shkelte me këmbët e tij dhe iu qante hallet dhe ju mbante fjalën…
Ndaj të mendohen politikanët, inte-lektualët e gjithë fo-rcat që zgjidhja të je-të e shpejtë ekonomike dhe politike, mos më… Bota pret shumë nga ne. Familjet, fëmijët presin shumë. Boll 11vjet!
Qyteti im i dashur, Mitro-vica, rinia e qytetit tim, qyte-tarë t’i lënë grindjet, ndarjet. Ne bashkë kemi jetuar dhe do të jetojmë gjithmonë mirë. Ta mbjellim paqen në baçetë tona, në zemrat tona, si trëndafili dhe si ngrohtësia e Perëndisë dhe të gjithë bashkë, pa dallim, që nesër të jemi baçja e zemra-ve të mira, vendi i bekimeve të mira. E përsëris, pa dallim feje, krahine, ideje, për një demo-kraci ndër më të mirat.
URESA SYLA
Mitrovicë, shtator 2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR   UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR EmptySun Sep 19, 2010 5:48 pm


LZHK Qarku Gjirokastër:
Bashkim i së Djathtës domosdoshmëri

Bashkimi i të Djathtës shqiptare është domosdoshmëri. E dimë se përçarja është te-rren për kundërshtarin. Koha vlerësohet dhe kthehet në histori e më pas vlerë të Kombit, realiteti pastaj është… Është pasojë historike. Gjithmonë populli humbet.
Ndëshkimi dhe vlerësi-mi janë bashkë. Momenti dhe bindja janë ato që me dëshirën e mirë japin zgji-dhje. Sot është momenti tepër historik zgjidhje dhe pastaj zgjedhje. Në të mi-rën e këtij populli që 70% e tij janë të vuajtur, ku prona ekonomia, e tjerë e tjerë për të janë dhimbje 2 (në katror). Nuk do vazh-duar më 8 x 8 . Do ta thy-ejmë mitin njëzet vjeçar.
Tre breza vuajtën dhe vuajnë. Ndaj, zoti Krye-ministër, në potencialet e demokracisë shqiptare, që ju i dini mirë, unë ju ftoj: “Të jeni Ju ai që në tavo-linën e rrumbullakët të u-leni me ish dhe me kolegë dhe shokë, për t’i dhënë fund këtij ngrëçi kaq të dhimbshëm për shumë e shumë shqiptarë të djath-të…
Këtu, pa përmendur qëndrestarët, pishtarët, të djathtët (e kam fjalën këtu edhe për titullarë që sot janë larguar)…
Kjo është rruga e së djathtës së vërtetë. Res-pekt ndaj ndjenjës, vir-tytit ndaj kauzës së demokracisë së vërtetë. Sot i kemi mundësitë për kthe-sën historike në vendin më të vjetër në tokë. Uroj dhe besoj shumë se Ju du-het ta merrni këtë niciativë dhe jo tjetër.

Ju përshëndes, zoti Kryeministër




Marenglen Koçiu
Kryetar i LZHK
Qarku Gjirokastër
Drejtor dhe botues
i gazetës “UDHËT E KOMBIT”

Nga Sokaku i të Marrëve



Nga unë, agjenti i CIA-s, Muhamet Hoxha

Unë jam Muhamet Ho-xha, lindur në 6 korrik 1916 në lagjen Palorto të Gjirokastrës; linda pi-kerisht këtu në “Sokakun e të Marrëve” ku ka lindur edhe Enver Hoxha.
Çdokush mund të thotë, “Pse ky paralelizëm? Ti, Muhamet, je një i panjohur, ndërsa Enveri ish-te Udhëheqësi i Shqipërisë për një gjysmë shekulli”. Mund të keni të drejtë, me të kam të përbashkët vetëm mbiemrin, por unë mund t’ju them se me të më lidh jo vetëm qyteti, lagjja dhe “soka-ku”, por një jetë e tërë, një jetë e mbushur me urrejtje. Jeta ime nuk mund të përshkruhet pa jetën e tij; është urrejtja që ndan dy brigje, që në se bashkohen, thërmojnë njëri–tjetrin, banda e unitetit të të kundërtave, por nga ana tjetër, nuk mund të qëndrojnë veçmas. Ekzistenca e njërit përcakton e-dhe ekzistencën e tjetrit. E kjo bë-het akoma më e vërtetë, kur pas individëve konturohet, për mirë a për keq, fati i një populli.
Ai ishte…
Ai është shkaba, unë mishi që e ushqente, ai është krimineli, unë viktima…ai fitimtari, unë humbësi. Ai ka bërë historinë e tij dhe të re-gjimit siç ka dashur, unë s’kam pasur të drejtë as të dëshmoj për të. Unë dhe ai jemi aktorë të një loje bixhozi, ose më saktë, jemi e njëjta figurë, të themi “maçi i zi”, në një letër, por me një kusht… (*Ai kurrë nuk luajti ndershmë-risht.) Ai është gjithmonë “maçi i zi”, gjithmonë kokëlartë, unë e kundërta e tij, kokëposhtë; ai në kolltukun e udhëheqësit (lexo dik-tatorit të madh, unë zvarritur bur-gjeve dhe kampeve të përqendri-mit. Si mijëra e mijëra “reaksi-onarë” të tjerë. Jeta e tij ishte një ëndërr e kobshme, një aventurë për të mbajtur majën e pushtetit me çdo çmim gjaku… ajo është një marrëzi patologjike. Jeta e tij u ngrit mbi gërmadhat tona. Po dhe jeta ime është një ëndërr e një aventurë për ta rrëzuar atë.
… Unë e di pse “Sokaku i të Ma-rrëve”, ku lindëm, quhej kështu. Por me siguri një i urtë do ta justifikonte këtë emër, po të ketë pa-rasysh marrëzinë e Enverit. Dhe më tej, tashmë askush nuk ka të drejtë ta quajë qytetin tim “Gjiro-kastra e Enverit”… E shumta, bre-zat që do të vijnë, do të thonë se këtu, në “Sokakun e të Marrëve” lindi një djall. Një djall që bëri historinë e së keqes e të urrejtjes dhe u fsheh pas popullit të vet.

xxx

Por unë e di, gjërat nuk janë kaq të thjeshta dhe s’janë aspak bardhë e zi. Ai kishte diçka nga pjesa jonë më e errët, mundet dhe gen origjine, turkoshake e bi-zantine… Dhe, sikur të mos mja-ftonte kjo, atë e përfshiu dhe “a-moku” i komunizmit gjakatar, të cilin, ai dhe profesorët e tij stalini-stë, e servirën si shpëtim për po-pujt…
Për të asgjë nuk ishte e ndaluar dhe ai i zgjati kthetrat deri te foshnja, deri te palca e kockës e drita e syrit, deri te historia, ku kishte të drejtën e mohimit e të falsifikimit, deri tek e ardhmja, ku “pas meje guri mbi gur të mos mbesë; ai u sajua si udhëheqës legjendar i popullit, ai tërhoqi me vete shembullin e të ekzistuarit, jo vetëm për vete dhe mori përsipër të korrigjojë botën duke iu kundër-vënë gjithë botës. Kjo e bën atë sa tragjik dhe komik; ai ishte “i pagabueshëm” si drita dhe nuk e preku asnjë qime, mjeshtër de-moniak, për ta gjetur fajin te tjetri, ai u vu në rolin e Zeusit që shpër-ndante vetëm rrufetë…
Unë s’mund të bëj të plotë por-tretin e tij, sepse unë jam i shpall-ur kundër tij. Për këtë do të duhen historianë të paanshëm, sociolo-gë, shkrimtarë e psikologë të aftë e demokratë. Por nuk mund ta bëj, edhe pse portreti i djallit ësh-të i ndryshueshëm.
Për mua ai ishte agjent jugos-llav, duke qenë pro e kundër jugo-sllav, prosovjetik e antisovjetik, por në çdo hap të tij Stalinist. Prokinez dhe antikinez, por atij i pëlqente absurdi i Mao Ce Dunit. Mbi të damka e tradhtarit të ko-mbit shqiptar nuk do të vonojë, jo vetëm për kasaphanën mbi po-pullin shqiptar, por dhe për lënien e Kosovës në dorë të serbëve; ai është dhe tradhtar i dëshmorëve dhe idealistëve komunistë, ai mo-hoi fitoret demokratike të Luftës Nacionalçlirimtare dhe i zëvendë-soi me diktaturën më të egër komuniste…
Unë kam të drejtë të bëj histo-rinë e vetvetes. Ndoshta jo çdo shembull është shembull e unë nuk jam modeli, por unë do të rrëfehem plotësisht, dua t’i heq tërë leckat e të mbetem lakuriq, gjykuar për të gjithë…
Nëse shumëkush sheh pas meje qindra të vrarë, të burgosur, të shkatërruar, atëherë, pse jo, kërkoj të drejtën t’i jap historisë shembullin autentik, që historia të merret vetëm me të vërteta. Ndaj jam i lidhur kurriz me kurriz me të keqen time, si me vdekjen. Unë nuk mund ta shkruaj jetën time pa treguar dhe djallin me gisht, ashtu siç as djalli nuk mund tregojë jetën e tij pa viktimat, pa gjakun e derdhur. Zyra e tij, ajo godina më madhështore në Tiranë, shtëpia, tunelet e bunkerët, ku do të fshihej gjatë “luftës”, kanë projektuar vdekje të mëdha dhe janë plot e përplot të mbushura me duhmën e rëndë të kufomave…Dhe atë kurrë nuk e ndali fryma, kurrë nuk e zuri gjaku…
Ai është fajtor në fitoret e tij dhe mashtrues kur shkroi histo-rinë. Ne ishim dy qenie të pandryshueshme, pasojë e rrethanave, por unë kam kurajën që edhe tani, në fund të jetës sime, ta ngrë zërin, si atëherë kur isha djalë, kundër kolerës komuniste. Dhe sot, kur komunizmin e kanë shkelur me këmbë si paçavure, unë qëndroj krah më krah me të drej-tën; dhe sot, kur unë dhe ai jemi të vdekur, edhe nga varri do thë-rras, se jo unë – viktima, por Ai është i humburi historik.
Rrethanat ranë mbi mua të e-gra e vrastare, por dhe në çastet më të rënda, kur unë disa herë e preka vdekjen me dorë, e vetmja gjë që më mbetej si forcë e si shpresë, ishte bindja ime e pale-kundur se komunizmi në Shqipëri ishte një kolerë. Kolerë që vrau shumë, që hëngri dhe të ardhmen nga frika se ai nuk mund të kish-te përjetësi, sepse ai nuk i besonte të ardhmes së lirisë dhe filloi të harrohet që të nesërmen e vdekjes.
Por ai vdiq pa u gjykuar. Dhe sa herë ne do të flasim për “Holo-kaust e Nuremberg” do të dridhe-mi nëpër jerm, sepse punët i kemi me vetveten…
Xxx

Babai im qyhej Zeqir dhe nëna Aishe. Nëna më vdiq kur isha një vjeç e gjysmë, kurse babai më vdiq në prill të vitit 1856, kur unë isha në burgun e Tiranës. Priste, i shkreti, që të më takonte. Kishte bërë gjithë ato letra në emigracionin tonë në Itali e Greqi, derisa m’i gjeti gjurmët. Mjaftonte për të që isha gjallë dhe kurrë nuk e çonte ndër mend se unë do të zbrisja nga qielli… se mu në mes të Tiranës do të më bëhej gjyqi dhe…
Pasojat e burgut tim ranë mbi tim atë. Asokohe ai punonte roje nate në rrugën “Fortuzi” Tiranë. E thërrasin në Degën e Punëve të Brendshme dhe e pushojnë nga puna. Të nesërmen e thërret e-dhe këshilli i qytetit dhe e njoftoj-në se, “që sot e tutje ty, si babai i armikut M. H. të hiqen triskat e u-shqimit…” Kështu që ai mbeti rrugëve pa asnjë burim jetese dhe detyrohet të kthehet në Gjirokastër e të shesë shtëpinë. Me ato pak lekë që mori, kaloi atë copë jetë që i kish mbetur. Atë, çuditërisht dhe në kundërshtim me rregulloren e burgut, nuk e le-jonin të takohej me mua. Kështu, faktikisht, babai im kish 12 vjet që nuk më kishte parë. Vdiq i pikë-lluar në prill të vitit 1956.
Klasën e parë dhe të dytë i kreva në shkollën “Drita” të Gjirokastrës, me mësues Iljaz Hozhën dhe Sadik Çelon. Klasat e tjera të unikes i mbarova në shkollën “Sa-mi Frashëri” në Tiranë. Babai im iu lut një miku që unë të pranohesha në konvikt si familje e varfër. Drejtori i shkollës, Sadik Pojani, na pranoi dhe unë e mbaro-va atë shkollë, që kish një organi-zim të përsosur…Shkollën e mes-me e vazhdova në qytetin e Gjirokastrës, me drejtor Safet Butkën, Elmaz Çanin, Ilia Dilo Sheperin, Nazmi Stringën, Siri Shapllon etj…Ata më mësuan se ç’është atdheu (ata kurrë nuk e ndanin Kosovën dhe Çamërinë nga tru-ngu amë), ç’është gjuha shqipe, ç’është historia dhe gjeografia jonë. Unë nuk kisha ndonjë talent të veçantë për ndonjë lëndë, se mendjen e kisha të luaja futboll. Që kur isha në vitin e dytë të shkollës së mesme, merrja pjesë në skuadrën e qytetit, me emrin “Shqiponja”. Kryetar klubi kishim Xhevat Kallajxhiun. Unë luaja qe-ndërmbrojtës dhe, të them të vër-tetën, fluturoja nga gëzimi, kur shënoja ndonjë gol. Unë isha i caktuari i përhershëm i gjuajtjes së penalltive. Kisha shut të fuqi-shme. Më kish qëlluar që njerëzit të më merrnin në krahë e me em-rin tim mbushnin ato pak shkallina që kish stadiumi ynë, i vjetri. Futbolli të jep emër dhe unë ndjeja që më donte qyteti me gjithë shpirt…(O Zot, si do vinin punët më vonë, kur ai qytet, që më ki-shte mbajtur në krahë e broho-riste emrin tim, nuk do të guxonte të thoshte qoftë dhe një fjalë të vetme…O Zot i madh sa frikë ki-shte qyteti nga unë!...)
Në vitin 1933 ministër i arsimit do të bëhej Mirash Ivanaj. Ai vuri rregulla të forta nëpër shkolla dhe i ndaloi studentët të merrnin pjesë nëpër aktivitete, për shkak të mu-ngesave të shumta. Me presionin e shokëve, e lashë vitin e fundit dhe iu kushtova plotësisht futboll-it…As sot e kësaj dite nuk i kam harruar shokët e skuadrës: Hasan Muhedinin, Ferik Shtinon, Emin Karagjozin, Pertef Xhikun dhe Xhevat Karkanaqen…Me ta luaja deri në vitin 1936. Por ne nuk i-shim profesionistë dhe nuk kishim asnjë të ardhur si futbollistë. Ta-shmë isha djalë i rritur dhe babai po mendonte ç’rrugë do të merrja. Rrethanat përcaktuan rrugën time ose më saktë aventurën time të ardhshme…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR   UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR EmptySun Sep 19, 2010 5:49 pm

Hotel “Dajti” ka pronarin e vet

Qeveria i shet Bankës së Shtetit Shqiptar hotelin e mirënjohur “DAJTI” në qendër të Tiranës kundrejt vlerës 30 milion eu-ro.
Duke iu referuar ligjit Nr. 1638, datë 17.12.2008, e detyron Qeverinë, që, në rastin e shitjes së një prone shtetërore, t’ia nënshtrojë atë procesit të ankandit. Shtrohet pyetja: “Përse Qeveria nuk hapi ankand për këtë prone, që dihet që ka dhe pronar të ligj-shëm?” Dhe përgjigja është e saktë…Për këtë objekt të shitur nga ana e qeverisë u anashka-lua procesi i tenderimit, pra u bënë veprimet pa ankand.
Me fjalë të tjera, të drejtën për të vendosur që i takonte ankandit dhe jo shitjes së objektit Bankës Shqiptare, nuk e përfilli askush. Se u kryen vep-rime pa iu nënshtruar më parë procedurave që burojnë nga ligji.
Shkelet ligji dhe shitet e bli-het një objekt si hotel DAJTI”, kur ekzistojnë dokumente të plota që vërtetojnë këtë pronësi si pronë private?!
Si përfundim konstatojmë se është marrë një vendim i shpej-tuar përsa i përket shitjes së ish-hotelit, i cili, siç theksuam, është bërë në kundërshtim me ligjin.
Nuk kërkojmë llogari për vlerën e shitjes prej 300 milionë euro, por kërkojmë përse shitet një objekt i madh, edhe kur ai e ka pronarin ligjor edhe pa përfunduar proceset gjyqësore?
Hotel “DAJTI” e ka pronarin legjitim, i cili posedon një doku-mentacion të plotë, konform li-gjit, por nga organet kompeten-te të tillë pronarë janë pritur e përcjellur, pa arritur një zgjidhje të mundshme, se prona të tilla janë konsideruar si prona publike, mbi të cilat vendos si të dojë Qeveria.
Atëherë, përderisa ligjet ek-zistojnë, përse të shkelen ato? Kështu duket se po përsëriten veprimet e Diktaturës së viteve 1943-1945, kur sekuestrohe-shin prona e bagëti pa asnjë rregullsi…

Nga Redaksia
e gazetës
“UDHËT E KOMBIT”

Rrëfen gjakovari
Sadik Berisha
E ç’ka me të thanë, or mik, e si më je tuj më lut, jam tuj të tregu. Nëse Ramushi, o bir, do të qe, s’do të kishim problem ma. Jo Kosova, e Mitrovica. Unë sot jam 68 vjeç. Njeriu pa shkollë është qorr. Unë do të të tregoj, mos më ndërpre. Me ish-serbët kemi shkuar mirë dhe në vdekje dhe në martesa. Sot, bre, i fut hundët Serbia. Zoti na dha Ramushin, se Thaçi s’ka luftue hiç dhe e vunë roje, si i thonë fjalës, çoban. S’di vallë ça me të thanë. Të mesmen shkollë kam, punëtor jam, zanatçi kam punu në teqe, xhami me shokë bashkë.
Unë jam bektashi. Ne shkojmë te shehu i Rahovecit. Është i fuqishëm dhe i pashëm. Feja është e lirë, ore bir. Eh,… në kohë të Titos, Zoti na rujt! E në kohë të Milloshit të piqte në hell, nëse e përmendje pak Shqipninë. Ah,…mor bir, kena vuajtë shumë. E, sa kena heqë, veç guri e di! Mbaj mend një herë, pa fillu lufta, tre muj pa fillu bombardimet, na kishin fut në stallë, si në burg dhe të rrethu. Veç ujë, makarona, fasule dhe ato… Ditët e bombardimeve iku shkau, por tre muaj, o bir, dhe lopa vinte dhe hapte këmbët dhe lëshonte gjinjtë. Kishte dhe fëmijë që pinin në gjirin e saj. Dhe shkau polic e shihte dhe s’thoshte gjë…E kështu, oj loke. Eh, mor bir! Unë vetë hajt tung selam! 80 “xhenaze” i kam rregullu vetë. Njëri kishte këmbën, tjetri kokën, kishte dhe fëmijë. Ki-shte fëmijë katërmbëdhjetë vjeç e lart, pastaj të gjashtëdhjetat, të dyzetat dhe të tetëdhjeta…106 në fshatin Postase, në komunën Rahovec.
Thashë, jo bre, s’ka luftu. Luftonte hoteleve të Shqipnisë. Nuk e bën dot punën e Hajredinaj. S’e dëgjon kush. S’ka krahë. Mos, bre, i trembur, ka gënjyer. Harajdinaj po, besën ta japi. E nëse e merr Ramushi, ka me lulëzue Kosova. Ai është trim. Ai nuk tutet, është punëtor dhe ka luftue be-sa. S’kam fjalë me thanë. 68 vjeç jam sot, por e di fort mirë që ka luftuar ai trim! Rugova e ka ftue Ramushin dhe e ka dashë dhe ia ka ruajt doku-mentat saktë. Është i pafajshëm ai trim! Kanë da-shë me e fut në burg ma herët, por Rugova e donte. Ai është trim punëtor, i dashur. Deshen me ia ndye letrat, por s’mujtën. Dhe Thaçi ka dashë me e fut në burg, por s’ka mujt. Ai, vetë, puna e tij, lufta e tij, letrat e tij ishin të ndershme, bre. Ç’ka me thanë për këtë trim?! Shqiptar bre, na e fali Zoti. Që tash 300 vjet baba i nënës dhe baba i babes, veç kanë luftue brez pas brezi.
Thoma NIKA

“Demokracia duhet bërë nëpërmjet debatit të hapur, pa censurë në të gjitha nivelet e frekuencat e publicistikës shqiptare”.

As.Prof. Eduart Aliko
Madonna University Michingan USA


Shkrimtarë dhe artistë të dënuar nga
diktatura komuniste
Ndër ta kish poetë, shkrimtarë, përkthyes, ga-zetarë, kompozitorë, linguistë, regjisorë, historianë, studiues, muzikologë, dramaturgë, di-rigjentë, fotografë, këngë-tarë, redaktorë, aktorë etj.

Disa emra
të njohur
shkrimtarësh
dhe artistësh:

1.Jusuf Vrioni- përkthyes
2.Visar Shiti – poet
3. Sherif Merdani–
këngëtar
4. Musine Kokalari - shkrimtare
5. Ramadan Sokoli–
muzikolog
6. Mitrush Kuteli - shkrimtar
7. Dhora Leka –
kompozitore
8. Sadri Ahmeti -
piktor, poet
9. Arshi Pipa –
poet, kritik, gazetar
10. At Mikel Koliqi –kompozitor
11. Gjon Shllaku –
përkthyes
12. At Anton Arapi – shkrimtar
13. Bshkim Shehu – shkrimtar
14. Vinçens Prenushi - poet
15. Telat Agolli – aktor
16. Jorgo Bllaci – poet
17. Petro Marko – shkrimtar
18. Daut Gumeni – poet
19. Vilson Blloshmi – poet
20. Genc Leka – poet
21. Kasëm Trebeshina –
shkrimtar, dramatrurg
22. Kapllan Resuli - shkrimtar
23. Maks Velo – piktor
24. Fatos Lubonja –
gazetar
25. Pjetër Arbnori – shkrimtar
26. Havzi Nelaj – poet
27. At Zef Pëllumbi – shkrimtar
28. Fadil Paçrami – dramaturg
29. Minush Jero –
dramaturg
30. Xhelal Koprencka– poet
31. Dom Ndre Zadeja -

etj, etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR   UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR EmptySun Sep 19, 2010 5:49 pm

Epigrame nga Nuri Kokalari

Fjala

Fjala e dijetarit
Si brilant i shquar,
Fjala e llafazanit
Si daulle shpuar.

Jetë e vërtetë

Askush s’e ka shkuar
Për së koti jetën.
Kur ka ligjëruar
Vetëm të vërtetën.

Për Atdheun

Nëse frymën kam lëshuar
Për të shtrenjtin tim atdhe,
Zoti vetë ka urdhëruar
Në Parajsë të jem, atje.

Specie burrash

Një të mençur pyetën njëherë:
“Sa lloj burrash ka në këtë botë?”
E tundi kokën, u mendua thellë:
“Shtatë lloj ka,-me ngadalë u thotë.
Ka burrë burri, sigurisht, elitë,
Ka dhe burrë që është aty – aty.
Ka burrë – grua, mbështjellë me petkun frikë
dhe burrë për grua - mashkull është ai!
Ka burrë për m*** – pa një vlerë në jetë.
Ka m*** – burrë, është ndyrësirë.
Ka dhe një m***–muti, që s’do asnjë koment.
Sërisht tundi kokën edhe foli:
“Këto ndarje, - ju them, - mësoni mirë.
Nga vetë veprimi në një lloj do shkoni.
Jeta për gjithkënd vendos kategorinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR   UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR EmptySun Sep 19, 2010 5:49 pm

Manxuranës

Motiv Popullor

Manxurana në kuti,
folëm-o,
folëm-o!
I varfëri, nuk e di
gjuhën-o,
gjuhën-o!

Manxurana fletë–fletë,
lerëm-o,
lerëm-o!
Të shuaj zjarrin e shkre-të,
zjarrin-o,
zjarrin-o!

Atë zjarr që ndeze vetëm,

vetëm-o,
vetëm-o!

Manxurana përmbi sho-qe,
përmbi-o,
përmbi-o!

Paç belanë, pse më do-gje,
belanë-o,
belanë-o!

Mëndjen e kokës ma ho-qe,
mëndjen-o,
mendjen-o!


FJALë

URTA


Dora jep, këmba e kërkon.
Dhamë sabanë, gjemë belanë.
Edhe bukën ia ha-më, edhe shpirtin ia shamë.
Djalli i bën, djalli i zbulon.
Hallall haka e mos m’u ngjit nga mbra-pa.
Hidh bukën në det të gjesh kripë në stere.
I ligu me të ligun shkon.
I mirë mos vdisje, i lig të mos jeshe.
Populli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Marenglen Koçiu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Marenglen Koçiu


Male
Numri i postimeve : 152
Age : 55
Vendi : Gjirokastër, Albania
Registration date : 28/01/2010

UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR   UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR EmptySun Sep 19, 2010 5:49 pm

Kombëtarja jonë...
Ora e saj troket
Gjergj Muzaka, Hamdi Salihi, Lorik Cana e padallim fut-bollistët e tjerë janë dje-mtë e shqipes. Dinë të luftojnë, top i dhanë e top luftuan.
Zgjon Kombëtarja së-rish krenarinë Kombëta-re.
Dihet se në sport gjaku i shqiptarit dhe i kujdo qoftë, zgjohet fuqishëm…Nuk është çudi, por Zoti dhe Djemtë na nderuan…
U uroj gjithçka të mirë që gëzuan zemrat e shqiptarëve!
Flamurin e Kombëta-res ta kenë mburojë, fuqi e dashuri që gjithmonë të na vijnë krenarë.
Për gëzime dhe respekt drejtuesve dhe stafit, si dhe Kombëtares sonë.
Suksese në përfaqësi-met e tjera!
Rumani – Shqipëri 1: 1
Shqipëri: Luksemburg 1:0

Abonohu

“UDHËT E KOMBIT

I dashur Lexues !
Të kujtojmë se vazhdojnë abonimet në gazetën
“UDHËT E KOMBIT” ,
që është zëri yt.
Abonohu në të, në se dëshiron të mësosh të vërtetën për atë që ka ndodhur në të djeshmen, vlerësimin e paanshëm për atë që ndodh sot dhe parashikimin për nesër.



Stafi dhe Adresa e Gazetës “UDHËT E KOMBIT””

Drejtor, Botues: Marenglen KOÇIU

Gazetarë: Thgoma Nika
Kristo Stoja
Duro Shehu
Klodiana Sanxhaku (TIRAË)
Uresa Syla (KOSOVË)

Korrektim e kompjuter:
Jorgo TELO

E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com
Telefon: 068 543 8888

Kjo gazetë gjendet dhe online:
Marenglen Koçiu “Udhët e Kombit”
www. Google.com

Qendra e Pazarit, Gjirokastër, Albania

Shtypur në shtypshkronjën “MILOSAO” Sarandë



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR Empty
MesazhTitulli: Re: UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR   UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UDHET E KOMBIT NR. 9 SHTATOR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "UDHET E KOMBIT"NR. 19 SHTATOR 2011
» UDHET E KOMBIT NR.11
» "UDHET E KOMBIT" NR.12
» QERSHOR NR.19 "UDHET E KOMBIT"
» UDHET E KOMBIT JANAR 2012 Nr. 25 (1)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: