Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOĒIU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Marenglen Koēiu
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 152
Age : 49
Vendi : Gjirokastėr, Albania
Registration date : 28/01/2010

MesazhTitulli: "UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOĒIU    Fri Mar 11, 2011 6:02 pm


Sokol Pira, ikona e hebrejve te Shqiperise

I emėruari nga Jerusalemi, zoti Sokol Pira, i kontaktuar nga “Udha e Kombit” shprehet me pak fjalė, duke the-ne: “Ēdo gjė e re ka problemet e veta, por kėtu flitet pėr njė lartesim tė madh tė vlera-ve te perbashketa shqiptare e izraelite. Esh-tė njė reflektim i atyre njerėz-ve me vlera e moral, qė u kthejnė shqiptarėve borxhin, dashurinė, pa-qen, qė ata u dhuruan gjatė holokaustit”. Sinagoga e parė do tė funksionojė pėr tė gjithė ata izraelitė qė ndodhen nė Ti-ranė e Ballkan.
Shqipėria ka qenė dhe sot ėsh-tė mė afėr kėtyre njerėzve me sinagogėn e parė tė hapur nė Tiranė pas 20 vitesh demokra-ci, Hapja e saj u bė realitet pas fjalės sė kryeministrit shqiptar, dhėnė nė Bruksel.
LZHK qendron nė mbėshtet-je tė asaj dhimbjeje tė madhe qė quhet Holokaust, tė dhimb-jes mė tė madhe botėroreDetyrimi izraelit ka afruar biznesin e tij nė Shqipėri si nė mine-rale, telekom, farmaceutikė, en-ergjitikė etj, qė sot janė ata-shuar nė Shqipėri dhe nė vijim do tė jenė dhe mė shumė tė pranishėm.
Kuptohet thelbi ėshtė paqja, dashuria e mbjellė dhe e ruajtur midis dy popujve, qe u deshen mes njeri-tjetrit. Pėrfaqėsuesi i simbolit hebraik, sinagogės, zo-ti Pira ben fjale per detyra dhe projekte tė mėdha qe qendroj-ne pėrpara. Sokol Pira, inicatori i hapjes sė sinagogės se parė shqiptare ne Tirane , me 6 dhjetor 2010, shprehet entuziazt qė autoritetet izraelite I besuan atij organizimin e ceremonies pėr celjen e sinagogės pas 20 vitesh demokraci.
Ai thote se vėshtirėsitė kon-krete janė evidente gjithmonė, kuptohet qe ka, a-shtu siē ka edhe njerez qė u prishet interesi.
Seferdi ėshtė feja eb-raike Big Rabai Shlomo Amar me gjithė lobin hebre nė Bruksel. Ai thote se “Kemi dhe Rabinin e Londrės, Rabinin e Mila-nos”. Ai vlereson se hapjen e sinagogės ne Tira-ne. Qeveria shqiptare ish-te shprehur OK 9 muaj mė parė nė Bruksel. U bė marrėveshja dhe fjala e dhėnė u mbajt. Zgjedhja e vendit u bė jo pa qėllim nė Tiranė, qė kjo tė jetė qendra e Ballkanit. Kjo erdhi si pasojė e pėrkrahjes sė madhe tė biznesit hebraik, perveē mbeshtetjes prej hebrejve qė jetojnė nė Shqipėri. Themeli-mi i sinagogės ėshtė ba-shkėjetesa dhe ritet fetare, qė janė:
1.Shabat, ēdo tė premte deri tė shtunė
2. Purim, ( karnavale)
3.Pashkėt
e shumė festa tė tjera.
Pira tregon se Hebrenjtė shquhen pėr besė te qendrue-shme, ndaj dhe sot bizneset iz-raelite janė shtrirė nė Shqipėri nė TECE, nė telekom, ne indu-strine e peshkut ne Vlorė, My-zeqe,agrokulturė, farmaceutikė e shumė fusha tė tjera. Gjithēka behet ne shenje mirenjohjeje per ate ndihmese tė dhene prej shqiptareve ndaj hebrenjve. Sot ėshtė dita pėr t’jua kthyer bor-xhin. Faleminderit!

Poezi nga Arben Duka

Populli fiton, diktatorėt bien
Dy fjalė sentencė dihen edhe dihen,
“Populli fiton, diktatorėt bien!”.

Diktatorėt kanė zjarrin edhe plumbin,
Po nga ai zjarr do ta prekin fundin!

Po kėtu akoma vdekur trimat s’kanė,
Dridhuni, padronė, dridhuni, tiranė!

Ahere kur t’ju duhet, s’do tė gjeni vrimė,
Se vigani popull shkruan historinė.

Tė drejtėn e Zotit, veē Ai e ka,
Veē me Vegjėlinė, nuk bėhet shaka.

E keqja pak kohė, jetėn e sundon,
Po nė fund tė fundit, populli fiton.

Po nė fund tė fundit, triumfon e mira,
Kur populli thyen, pranga e zinxhira.

S’ėshtė e largėt dita, kini pėr ta parė,
Do fshihen si minjtė kusarė e zagarė.
Ata qė tregojnė plumbat dhe fishekėt,
Kohė nuk do kenė, tė ngrenė as brekėt.

Gjithė ata qė sot duken tė paprekur,
Do bien nė gropė, me njė zė tė mekur.

Ata qė tani, flasin si bilibl,
Do t’u ikij zėri, do bėhen jeshil.


Hebrenjtė dhe Iliria
Nė gjurmėt e lidhjes shqiptaro- hebre


Nga kėrki-met histo-rike rezul-tojnė lidh-je tė vjet-ra, dymijė vjet mė parė. Nė shekullin e dytė dhe tė tretė. Mikpritja e tyre nė trojet ilire filloi qė nga lufterat iliro – romake. Kėtu filloi vala e parė e shkeljes nė tokėn ilire nga hebrejtė. Vala e dytė filon nė shekulin e XIV dhe mbaron po nė fundin e kėtij shekulli. Vala e tretė e hebrej-ve tė ardhur nė Shqipėri ėshtė rreth viteve 1850, por kjo va-zhdon edhe mė 1912, pas ngritjes sė flamurit, por edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pati shtimardhjesh, tashmė mė tė gjerė, se Qeveria e asaj ko-he i mbėshteti fuqimisht qė tė dy ardhjet e tyre. Ishin nga Ko-sova, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Spanja dhe Portugalia. Shekujt dhe popujt bėjnė tė vetėn. Lėvizja pėr Zhvillin Ko-mbėtar Qark Gjirokastėr zgjon historinė e hebrejve nė Shqipėri me gazetėn “UDHĖT E KO-MBIT”, ku vlerat e mėdha, vle-rat e jetės, paqja dashuria, mik-pritja, fisnikėria, patjetėr vijnė nga njė fis vital, ilirėt, tė menēur dhe trima qė vlerėsuan dje dhe sot kulturėn, zgjuarsinė dhe pe-nėn e hebrenjve. Me pak fjalė, hebrejtė sot po e kthejnė nė va-zhdimėsi me mirėnjohjen e madhe pėr dashurinė dhe ba-shkėjetesėn dhe ēdo gjė tė mu-ndur e mė tė mirėn vitale, tė dy kombeve, shqiptare dhe hebra-ike. Zoti SHLOMO AMAR, e-shte njeriu e pėrfaqėsuesi fuqi-plotė i Izraelit. Me zgjedhjen e tij nė bashkėpunim me qeve-rinė shqiptare dhe kryeministrin Sali Berisha, mbas 20 viteve demokraci dhe me anė tė pėr-faqėsuesit tė caktuar prej tyre, personalisht zotit Sokol Pira re-alizuan hapjen e Sinagogės sė parė nė vendin tonė, e pikėrisht nė Tiranė mė 06 dhjetor 2010, pas njė ceremonie madhėshto-re, mbas njė vlerėsimi tė madh dypalėsh Qendra Ebraike, Si-nagoga e parė nė Shqipėri dhe pse jo dhe Ballkanike.
Sokol Pira i kontaktuar nga korrespondenti i gazetės “U-DHĖT E KOMBIT” shprehet: “Patjetėr njė ditė e madhe vle-rėsim dypalėsh mbi paqen she-kullore, mbi liritė e tė drejtat e njeriut, po kėshtu dhe besimet dorėzohen pėrpara faktit tė tre-guar shqiptarė dhe ballkanas. Bashkimi dhe vlerat i japin pa-qe, mirėsi, dashuri dhe bashkė-jetese e bashkėpunim mė tė madh e mbėshtetje mė tė ma-dhe nė tė gjitha fushat e jetės pėr kėtė popull heroik ballkanik.
Bota nė boshtin e vet, heb-rejtė nė boshtin e tyre. Holoka-usti la gjurmė dhe dhimbje. Mi-rėnjohje shqiptarėve pėr aktin e kryer tek kėta trima dhe bujarė gjen nė zemrėn e tyre dhe ti-nguj qė i bėn tė mbijetojnė tė veēantė.
Shqipėria gjen veten me vle-rat e saj tė treguara pėr hebrej-tė, kėta njerėz vitalė, tė penės, tė demokracisė dhe tė paqes.
Bashkėpunimi dypalėsh do tė jetė patjetėr mbi vlerat, mbi vėrtetėsi e mbi mirėnjohjen e madhe shqiptare.
Pėrshėndesim Bigrabaj SHLOMO AMAR (Seferdi), nje-riun, qė bėri tė mundur kėtė e-veniment historik pėr shqipta-rėt dhe hebrenjtė bashkė.
Pikėrisht kėtė njeri tė madh gjejmė rastin e mundesinė ta falnderojme dhe nė emėr tė titullarėve tė qeverisjes vendore Gjirokastėr e Sarandė dhe per-sonalisht tė Kryetarit tė LZHK tė Qarkut tė Gjirokastrės, zotit Marenglen Koēiu, njėkohėsisht drejtor e botues i gazetės “U-DHĖT E KOMBIT”.
E ftojmė ate nė qytetin e gu-rtė tė Gjirokastrės, si edhe nė bregdetin e bukur tė Sarandės, atje ku hebrenjtė kanė lėnė mbresa, ku kane edhe sinago-gėn e tyre.

Dy figura, pika referimi pėr kombin

Fejzi Alizoti
(1874-1945)

Veprimtar politik. Lindi nė Gjirokastėr. U di-plomua nė shkollėn “Mylkije” tė Stambollit” pėr financė dhe diplomaci. Shė-rbeu nė administratėn e Pera-ndorisė Osmane, zėvendesgu-vernator nė Liban, kajmekam nė Libi, nė Anadoll dhe nė Priz-ren, prefekt i Prishtinės gjatė lu-ftėrave ballkanike (1912-1913), e mė pas zevendesvali nė Shkup; nė vitin 1913 qendroi nė Stamboll dhe mė pas shkoi nė Rumani.
Me kėrkesėn e I. Qemalit er-dhi nė Shqipėri, ku u emėrua prefekt i Beratit, mė pas sekre-tar i pėrgjithshėm i Qeverisė sė Vlorės, ministėr i Punėve tė Brendshme (nėntor 1913). Nė vitin 1916-1918 qe drejtor i fi-nancave pėr territorin nėn ad-ministrimin e Austro–Hungari-sė. Nė vitin 1926-1929 deputet.
Fejzi Alizoti ėshtė ndėr figu-rat kryesore tė Asamblesė sė 12 prillit 1939-05.04.1940. Ai mbante titullin e pėrjetshėm ho-norifik “Ministėr shteti i Mbretė-risė. komisar Civili i qeverisė shqiptare nė Kosovė (korrik 1941; dhjetor 1941), kryetar i fundit Italian i Kėshillit tė Epėrm Fashist Korporativ Shqiptar 16.05.1943-04.08.1943, kryetar i komisionit nismėtar tė intelek-tualėve antikomunistė nė vitin 1944.
U arrestua nė nėntor 1944. U dėnua me vdekje si kolabo-racionist dhe u pushkatua.

Rauf Fico (1981-1944)

Veprimtar politik, diplomat, deputet.
Lindi nė Sana (Jemen), ku i ati ishte kadi. Kreu shkollėn e mesme (ruzhdije) dhe studimet e larta nė Shko-dėr, shkollėn e mesme dhe studimet e larta nė “My-lkijen” e Stambollit (1903).
Punoi nė admistratėn e vila-jetit tė Janinės, kajmekam (nėnprefekt) nė disa qytete shqiptare, si ne: Konicė, Himarė, Margėlliē, Kėrēovė (1910) dhe nė qytete tė tjera tė Turqisė.
Rauf Fico ėshtė njė nga pėr-faqėsuesit e Gjirokastrės nė Kongresin e Manastirit.
Sapo u shpall Pavarėsia, u kthye nė atdhe dhe u emėrua kėshilltar nė Ministrinė e Punėve tė Bre-ndshme tė Qeverisė sė Pėrkoh-shme tė Vlorės.
Ishte prefekt i Beratit (nėntor 1913, janar 19143). Me ardhjen e Princit Vid u emėrua shef i kabinetit tė kryeministrit T. Pėrmeti, Nėnprefekt i Tira-nės (1916-1920).
Me nismėn e Rauf Ficos u hap nė Tiranė nė vitin 1917 streha e parė varfnore pėr fė-mijėt jetimė. Pas kongresit tė Lushnjės u emėrua sekretar shteti i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme (1920-1922), pre-fekt i Shkodrės (1923), deputet (1924-1926). Mė pas kaloi nė shėrbimin diplomatik Ministėr Fuqiplot i Shqipėrisė pėr Turqi-nė dhe Bullgarinė, me reziden-cė nė Ankara (shkurt 1926- ko-rrik 1928), Ministėr i Punėve tė Jashtme 1929-1931, Ministėr i Punėve tė Brendshme 1930-1931 dhe Ministėr Fuqiplot i Shqipėrisė nė Jugosllavi (1932-1937), nė Greqi (1937-1938) nė Gjermani, ku mbulonte dhe Ēe-kosllovakinė e Hungarinė (19-38-1939). Nė qershor 1939 u internua nė Itali.
Vdiq nė Tiranė, pak muaj pas kthimit nga internimi.

Demokracia e plagosur randė nė Shqipėri


Nga Prof. Sami Repishti, Ridgefield, CT,USA-


Zhvillimet e fundit nė arenėn politike tė shtetit shqiptar janė shqetėsuese pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė shohin njė Shqipėri demokratike me orientim euro-pian, sepse kaosi qė e mbėshtjell sot vendin rrezikon vetė ekzistencėn e Shqipėrisė. Skandali I “kasetės video Me-ta-Prifti” ėshtė vetėm njė sinjal ogurzi. Leximi i shtypit shqiptar nga ky vend i largėt mė solli ndėrmend fjalėt e njė mėrgimtari nė Europėn e vitit 1925, tė ndjerin Imzot Fan Noli, i cili shkruante: ”Cilido tė jetė pėrfundimi tė vazhdojė ky regjim tradhtarėsh, kusarėsh, kriminelėsh, tiranėsh dhe bazhibozu-kėsh? Njė katastrofė tragjike si ajo e 1914, tė cilėn mund ta refuzojnė ta shohin vetėm ata patriotė qė janė verbuar krejt, ata qė u lodhėn nga lufta dhe i hodhėn armėt dhe shtrihen nė gjumė, duke pritur shpėtimin nga fati…”.
“Liria Kombėtare”, Gjenevė, 16 gusht.
Sot 86 vjet ma vonė, zėra tė arsyeshėm qortojnė: “Rikthe-ni demokracinė nė Kuvend (Presidenti B.Topi)(pushoni)“…kė-to lloj ēorbash demagogjike, paradokse e gėnjeshtra politike (ish presidenti R. Mejdani)…qė nesėr tė mos shfaqet nė for-mė tė dhunshme e tragjike...(bashkėvuejtėsiaktivist F. Lubo-nja). Ndėrsa i ndjeri F.Konica do tė shtonte: ‘Si asht e mund-un qė Shqipėria kaloi kaq shpejt nga tragjedia nė operetė,…”. Tė dy kėta paraardhės frikėsoheshin nga tragjedia, ashtu siē frikėsohem edhe unė sot. Asht njė ironi e fatit qė fjala “tragje-di” ndjek ngjarjet nė vendin tonė, duket sikur jetojmė pa njė vullnet tonin, si njė instrument nė duart e fatit qė shpesh herė ėshtė i verbėrt. Qė nga dita e ramjes sė turpshme tė komuni-zmit nė Shqipėri dhe deri mė sot kanė kalue plot njėzet vjet, njė periudhė kohe e njohun si “tranzicion” fazė kalimtare qė ndan diktaturėn e kuqe nga ”demokracia” qė shpresohej nė vendin tonė. Njėzet vjet me radhė kemi dėshmue shkallėzi-min e njė procesi, qė dalėngadalė, por nė mėnyrė tė pashma-ngun solli qeveri pas qeverie nė garė njena me tjetrėn cila dėmton ma shumė mirėqenien e popullit nė vend dhe imazhin e tij nė botėn e qytetnueme. Kjo asht pėrshtypja ime, e kole-gėve tė mi dhe e miqve amerikanė tė Shqipėrisė.
Nuk vuej nga tundimi me parapa tė ardhmen, por jam edu-kue me preferue pozitėn e thjeshtė tė shkollarit tė paangazh-uem ma shumė se qėndrimin e dyshimtė tė njė politikani par-tizan tė verbuem nga ideologjia, pushteti ose tė mirat lėndore. Por nuk mund tė mohoj pėrvojėn qė mėson se e kaluemja ė-shtė njė hartė qė tregon rrugėn e sė ardhmes. Njė logjikė e kėtillė me detyron tė pėrfundoj se e kaluemja e vendit tim, e shtetit dhe e shoqėnisė shqiptare, viktimė e kėtij shteti, nuk premtojnė shumė.
Shkurt, kam frikė!
Grupet politike, pozita dhe opozita, hypin dhe zdrypin nga pushteti pa qenė tė aftė me gjetė njė rol pėr veten e tyne, aq ma pak njė zgjidhje pėr problemet kombėtare. Njė “katrahurė” e kėtillė politike nuk ushqen njė shoqėni shqiptare as me di-tuni, as me shpresėn se ditė ma tė mira na presin nė tė ar-dhmen. Masat e hutueme manipulohen nga propoganda e organizueme, megjithėse shqiptarėt ma shumė se kushdo tjtėr efektet e propogandės gėnjeshtare, plagėt e sė cilės e-nde nuk janė shėrue. “Fjalėt kanė rrjedhime” thonė amerika-nėt. Nė Shqipėri jemi mė tė hapėt: “Gjuha thyen rrashtėn!”
Rruga e ndjekun kėto njėzet vitet e fundit ka pėrfundue nė qorrsokakun e sotėm pa shpresė dalje. Qė nga viti 1991 ske-na politke shqiptare ka qenė njė vazhdim aktesh e ngjarjesh qė pėr natyrėn e tyne janė dallue si tragjike, groteske dhe ab-surde. Greva e urisė e ish-tė pėrndjekurve nė Shkodėr e Ti-ranė mė 1993 u mbyt nga druri i policisė, rezultati i referend-umit tė vitit 1995 pruni ngritjen e autotarizmit qeveritar, zgje-dhjet e vitit 1996 nuk ishin as tė lira as tė drejta; piramidat qė shterrėn kursimet e popullit fukara u pėrkrahėn nga qeveria, kryengritja leniniste e vitit 1997 vrau mė shumė se 2000 shqi-ptarė dhe tregoi skena hakmarrje tė pabesueshme, qeveritė qė ndoqėn u treguan jo efektive dhe sektariste e provinciale, si dhe krijuan pėrshtypjen e institucionalizimit tė korrupsionit ne qarqet e nalta qeveritare, obstruksionizmi i jetės parla-mentare u ba kultura politike e Shqipėrisė dhe vazhdon edhe sot; votuesi shqiptar bojkoton zgjedhjet qė nuk pėrfaqėsojnė vullnetin e tij.
Gjuha vulgare ka avancė nė gjuhė rrugaēėrie. Askush nuk digjon, flasin vetėm ata qė shajnė. Eksperimenti parlamentar ka dėshtue nė njė mėnyrė mjerane dhe vendi ynė asht eks-pozue aq keq sa jemi ba gaz i botės. Arsimi, avenuja qė pre-mtoi pėrgatitjen e breznive tė reja tė edukueme asht degjene-rue nė tregti notash, diplomash dhe profesorėsh tė vorfėru-em. Tė rinjtė largohen nga vendi tė pashpresė dhe tė larguemit nuk kthehen, se e dine qė nuk pėrfillen.
Ekonomia ecė me hap te matun vetėm nė sajė tė kapitalit privat tė grumbullueme me ēdo mjet, aq mė pak krenaria jonė kombėtare, por nga vlerat kulturore qė na pajisin si individė dhe si shoqėni shqiptare qė mbron me kujdes tė drejtat qė i pėrkasin, natyrale dhe civile, si dhe nga gatishmėria e shoqėnisė me i mbrojtė ata. Si komb shqiptarėt janė tė njohun pėr guximin e tyne luftarak, duhet tė punojė tė kultivojmė e-dhe guximin civil, aftėsinė dhe gatishmėninė me mbrojtė deri nė sakrificė tė drejtat e mohueshme nga autoritarizmi qeveritar. Pėr individėt, ashtu si pėr kombet, nderi qendron ma lart se jeta. Megjithėse asgja nuk vlen mė shumė se njė jetė nje-rėzore e lirė dhe me dinjitet. Krimi i pandėshkuem ngjall pa-kėnaqėsinė masive dhe pėr-mban brumin e revoltės sė justi-fikueme. Pėrballė njė mundėsie tė kėtillė asht detyra e tė gji-thėve e mbarė shoqėnisė shqiptare me eliminue kushtet qė nxisin popullin deri nė dėshpėrim dhe pėrfundojnė nė akte shkatėrruese. Sot asnjėri nga ne nuk duhet tė shikojė besni-kėrinė ndaj partisė ose klanit sundues, si njė pengesė pėr ve-prim. Sot populli shqiptar asht viktimė e shtypjes dhe mani-pulimit. Por mos harroni, ai nuk asht i pafuqishėm! Ky rreth i hekurt qė mundon shqiptarėt duhet thye njėherė e pėrgjithmonė. Le tė ngrihet Rinia shqiptare e edekueme me frymėn e demokracisė Euro-At-lantike. Asht ardhmja e tyne qė rreziko-het nga breznitė qė humbėn rastin historik me u ngrit dhe treguen paaftėsinė e tyre me udhėheqė.
16 janar 2011








Muhedin Makri, gurgdhendėsigjirokastrit i shqiponjave prej guri

PERSONAZH
Nga Blerim Kore

Dalta lė-viz ngadalė nė sipėrfaqen e gurit ndėrkohė qė go-ditjet ritmike tė ēekanit shpėr-ndajnė dhjetra copėza guri. Dal-ta duket se iu bindet nė mėnyrė besnike duarve qė e shtrėngojnė fort duke ravijė-zuar kėshtu mbi sipėrfaqen e gurit formėn e dėshiruar. Gurgdhendėsi gjirokastrit Muhedin Makri sapo ka filluar t’i japė formė relievit tė tij tė rradhės mbi njė pllakė guri. "Nuk ėshtė edhe aq e lehtė t’i japėsh formėn e dėshiruar gurit, nė disa raste ai ėshtė "kokėfortė" dhe nuk i bindet formės qė kėrkon t’i japė dalta", thotė gurgdhendėsi ndėrsa e pėr-shkuan gurin si diēka tė gjallė.
Tashmė nė njė moshė rreth 60 vjeē Mu-hedini ka arritur tė mėsojė tė gjitha tė fsheh-tat e mė-nyrės sė gdhendjes dhe punimit tė gurit. "Ky za-nat nė fi-llim du-ket i vė-shtirė, pasi tė duhet t’i japėsh formė gurit, por me kalimin e kohės mua me ka pėlqyer dhe mė ka bėrė pėr vete", thotė mjeshtri Makri, ndėrsa shtrėngon fort nė duart daltėn dhe ēekanin. Prej gati 20 vitesh ai punon dhe skalit nė mėnyrė artistike gurin, duke krijuar nėpėrmjet tij me dhjetera punime. Nė oborrin e shtėpisė sė Muhedinit, nė lagjen Dunavat, do tė gjesh gjithēka prej guri, sylynjarė uji, drerė tė gdhe-ndur nė gur, portrete njerėzore, ornamente dhe lule etj. Duket sikur ndjesia e sė bukurės nė shpirtin e tij ėshtė pėrjetėsuar njeherė e pėrgjithmonė nė kėto punime tė gurta.
"Guri mė ka nderuar kudo", thotė ai, ndėrsa sjell nė mendje vitet e punės si gurgdhendės dhe skalitės i relieveve mbi sipėrfaqen e pllakave tė gurta. Madje pėr njė periudhė pėrgajtė viteve 90-tė ai ka punuar si emigrant edhe nė Greqi, nė Athinė. Ai u ofronte athinjotėve tė interesuar pas kėtij profesioni dhe punimeve tė ndryshme me dhjetera forma dhe ska-litje artistike nė gur, tė cilat zbukuronin oborret dhe dhomat e shtėpive.
Tashmė ai punon ēdo mbasdite nė oborrin e shtėpisė duke realizuar punime tė ndryshme ar-tistike tė porositura nga njėrėz tė pasionuar pas gdhendjes sė gurit. "Janė me dhjetera porosi, qė mė mbėrijnė nga njerėz tė ndryshėm, tė cilėt kėrkojnė tė pėrje-tėsojnė njėhe-rė e pėrgjithmonė nė gur portrete njerė-zore, kafshė tė ndryshme, lule etj,", thotė Muhedini, ndėrkohė qė mbi sipėrfa-qen e gurit qė ai skalit ka filluar tė formėsohet njė petale luleje.
Por ndėr punimet e ndryshme qė ai ka realizuar mė shumė i ka lėnė mbresė gdhendja e njė shqiponje. "Me sa mė kujtohet, porositėsi i saj kėr-konte tė vinte njė shqiponje prej guri nė qemerin e gdhendur tė portės sė shtėpisė", thotė Muhedini. Pas kishte marrė porosi-nė, gurgdhendėsi punoi pėr gati dy javė pėr tė realizuar relievin e shqiponjės sė gurtė.
"Ishte diēka e veēantė pėr mua tė gdhendja njė shqiponjė guri, pasi nuk kisha patur asnjė-herė njė porosi tė tillė.
Plot vullnet dhe pasion, duke punuar mbi gur rreth 12 orė nė ditė, ai arriti tė pėrfundojė shqiponjėn ndėrkohė qė porositėsi i saj ngeli mjaft i kėnaqur.
Janė mjaft punime artistike tė gdhenduara nė gur nga Muhedini, tė cilat zbukurojnė jo vetėm obo-rret dhe dhomat e brendshme tė shtėpive gjirokastrite, por porosi-tė-sit jane edhe nga rrethe te tjera tė Shqipėri-sė.
Goditjet e ēe-kanit mbi daltė ka-nė shoqėruar gjithė bise-dėn me gur-gdhendėsin.
Mbi sipėrfaqen e gurit ai tashmė ka pėrfunduar punimin e radhės, njė lule trendafili me petale tė gurta. "Kjo lule nuk ka pėr t’u vysh-kur asnjėherė", thotė gurgdhe-ndėsi Muhedin Makri, ndėrsa pėr-kedhel me gishtat e pluhurosura petalet e trėndafilit tė gurtė. Por mė sė shumti atij i thonė: gur-gdhendėsi i shqiponjave tė gurta.

Pinjollėt lenė pasardhės

Intervistė me Gerta Topullin, mbesėn e Ēerēiz Topullit

“UDHĖT E KOMBIT” kontaktoi me Gerta Topullin, juriste, avokate mbaruar nė Kanada, njėkohėsisht dhe diplomate. I pėlqen shume ligji dhe mosdiskutimi i tij, zbatimi, qė do tė thotė demokraci.
Shprehet pinjollja e fisit Bajo e Ēerēiz Topulli.

Gerta, si ju duket Shqipėria dhe ēfare mendo-ni per vitet tuaja jashtė?
Tė them tė drejtėn, jo s’e nuk arrij tė vlerėsoj a-rritjet, ndryshimet, konceptet e tjerė, por jam kthyer nė Shqipėri me njė dėshirė tė madhe dhe shpresoj qė tė qėndroj pėr tė kontribuar edhe me biznesin tim, por edhe me demokracinė shqiptare reale shqiptare. Krahasimet me vendet e tjera janė edhe tė afrueshme dhe tė dukshme, por duhet shumė punė, se burokracia dhe aftėsia profesionale kanė ngelur si njė sėmundje profesionale gripale. Unė i vlerėsoj sinqerisht, por koha ime kėtu mė ka nxjerrė nė pah probleme serioze, ku dua tė them se, ēėshtja e pronave kėrkon zgjidhje. Jam partizane e luftės kundėr monopolizimit, korrupsionit e private-zimit tė posteve dhe zyrave tė shtetit dhe tė atdheut tim. Vėrtetėsisht kėrkoj punė dhe zgjidhje reale. Gjithė shqiptarėt tani janė tė djathtė, e majta mė du-ket ēudi qenia e saj. Por Zoti Kryeministėr, ai, qė mbron Demokracinė, nė emrin tim personal e fal-nderoj. Por edhe nė emėr tė emigrantėve tė tjerė, shokėve tė mi, miqve tė mi nė emigrim do t’i kėshilloja: “Prona do zgjidhje, sepse kėtu fillon shėrimi dhe largimi i halleve tė shqiptarėve”.
Ushqimi i prindėrve tė mi, i fisit tim, ėshtė qė ko-kėn ta kem nė Tiranė, nė Gjirokatėr dhe Sarandė.
Cila do tė ishte kėshilla juaj pėr politikėn shqiptare?
Njė kėshillė e imja ėshtė se politika shqiptare du-het te jete mė kombėtare, mė reaguese. Ēdo shqip-tari duhet t’i jepet zgjidhje nė mėnyrė mė koherente nė zgjidhjen e problemeve mė evidente, pėr njė klas mė tė lartė, pėr tė dalė nga fukarallėku.
Gerta jeni shumė e prerė dhe kėmbėngulėse me ide dhe projekte…Keni hapur njė biznes nė Tiranė?
Po po, duke qėnė se qeveria shqiptare ne “tė hu-ajve dhe emigrantėve” na favorizon, do tė desha tė zbatohen vėrtetėsisht nė praktikė, kultura dhe tra-shėgimia arsimore, e cila kerkon njė angazhim, ndo-shta dhe politik. Dėshira nuk mė mungon, e kam tė madhe, ndjehem pinjolle e ēėshtjes kombėtare.
Greta Topalli, si e vleresoni integrimin e fem-res shqiptare ne zhvillimet e sotme?
Nuk do te isha e sinqerte, po te thosha se femra shqiptare, gate dhe vajzat kane mbetur “prapa bote” siē thoshnim njehere. Shoh se ajo eshte prezente e aktive edhe ne qeverisje, edhe ne vendimmarrje lo-kale, edhe ne biznes. Vertet bukur, pasi pa pjese-marrjen e gruas dhe vajzave, veshtire te behet me e mira e mundshme. Do tė shtoja aktivizim mė tė madh tė femrės nė fushat e jetės, sepse ato sjellin paqe, dashuri, janė bukuri e tė pėrditshmes shqipta-re, ndaj ato sjellin zgjidhje.
Po per te rinjte ēfare mendoni?
Sot nga dje me brezin e ri shoh se punohet dhe jetohet mė mirė. Ne kete veshtrim, vlerat dhe gjaku i ri sjellin eren e re edhe ne qeverisje, duke u bere pushtetare e titullarė tė spikatur. Ata do ta bėjnė vendin nė tė ardhmen e largėt model tė demokracisė reale. Ėshtė ēėshtje, qė ngre nivelin demokratik tė njė vendi si yni. E kuptoj vėshtirėsinė, qė haset pėrpara, por po rritet njė brez i ri intelektual, brenda dhe jashtė vendit, qė duan pėrkrahje aktivizim dhe vlerė-sim. Dėshiroj shumė qė gjithė rinia tė kontribuojė brenda gjithė standarteve, qė kemi arritur.



Nė mbėshėtetja tė ideve tė Greta Topullit, edhe “UDHĖT E KOMBIT” do tė kenė nė vijim njė vėsh-trim mė tė mirė pėr mė tė mirėn e demokracisė. U-rojmė miqtė dhe gjithė shqiptarėt nė mėrgim e nė vend, t’i bashkohen kauzės pėr liri dhe demokraci. Vendi ka nevojė pėr bashkim drejt rrugės sė vėsh-tirė. Jeta ēdo ditė do tė bėhet edhe mė e mirė.

LZHK
DASHAMIR SHEHI: “Opozita nė rrugė tė gabuar”


Kryetari i LZHK thotė se tra-zirat e 21 janarit e futėn shtetin nė kolaps dhe propozon kriji-min e njė qeve-rie kalimtare me mandat tė kufi-zuar deri nė vitin 2012. Ai shpe-gon se pėrse LZHK nuk ėshtė pjesė e saj. nė lidhje me komi-sionin hetimor, tė ngritur nga mazhoranca pėr hetimin e trazi-rave tė 21 janarit, Shehi thotė: “Komisioni s’ka vlerė as morale dhe as juridike”. Ai nėnvizon gjithashtu pėrmirėsimin e Kush-tetutės dhe fillimin e punės pėr Kodin e ri Zgjedhor, i domosdo-shėm pėr zgjedhje tė lira. 21 janari ėshtė njė ngjarje qė nuk i shkon pėr hije njė shqiptari. Kjo ka qenė ngjarja mė e shėmtuar e kėtij vendi. Por unė besoj, shpre-het Shehi, se me kėtė ēėshtje du-het tė merret Prokuroria. Vetėm ajo mund tė marrė pėrsipėr zbardhjen e kė-saj ngjarjeje, pa u politizuar.
Nuk besoj se, nėpėrmjet protestave, do tė arrihet ndonjė rezultat. Ky ėshtė njė fakt qė e ka treguar historia.
U bė gati njė vit qė kėrkohej hapja e kutive dhe nuk u hapėn.
Nuk ka asnjė zgjidhje me protesta”.

Xhevahire nga Populli

KOMUNITETI
Nė vitet ’30 lagjja Dunavat, ndonėse kishte shtylla el-ektrike, poēa, tela, pėrsėri mbetej pa drita. Njė ditė, njė grup banorėsh ve-ndosėn tė ankohen dhe tė shkojnė drejt e te Prefekti.
Ky i fundit, mbasi i dė-gjoi, iu drejtua me kėto fja-lė:
- Ē’E DONI DRITĖN? NUK E KENI PARĖ SA BUKUR NDRIĒON HĖ-NA NATĖN?!

Dhe “dėrrasaxhinjtė” e Dunavatit ia kthyen ku-ndėrpyetjen me bejte:

“KUR KA HĖNĖ PĖR KĖDO, PSE KA DRITĖ NĖ PALORTO?!”

(Sqarojmė se Prefekti ba-nonte nė Palorto).
AVLĖMĖNDI
“Njė shoku im,-tregon Agimi,-punonte nė NPA (Ndėrmarrja e Prodhimeve Artistike). Kishte njė punė tė rehatshme dhe paguhej mirė. Po njė ditė e thirrėn nė drejtori, ku i komunikuan transferimin nė njė repart me punė tė lodhshme, gjithė pluhur dhe pagė tė ulėt.
Agimi tha:
“DĖNGĖR, DĖNGĖR AVLĖMĖNDI, O MORE MONDI, KUSH TA DĖNDI?!”
-Krijimtari letrare-Krijimtari letrare-Krijimtari letrare-

FABULA NGA ASIM REXHA

Miza dhe Viza

U mblodhėn bashkė gjithė mizat,
Vendosėn njėzėri tė hiqen vizat,
E shumė tė tjera salltanete,
Asnjė rezervė tė mos mbajnė pėr vete.

“Tani pa viza do shėtisim,
Do tė arrijmė tė takojmė gjithė fisin,
Sė fundi kjo ėndėrr u realizua
Si pėr ty ashtu dhe pėr mua.

Se viza ėshtė ilaē pėr shėrim,
Si pėr pleq dhe pėr dėfrim,-
Kėshtu e tha ajo miza plakė,
shkoni dhe kthehuni pa merak”.

Dhe miza qė ishte betuar
Tha: “Erdhi dit’ e bekuar...
Pse jo, me kėmbė duhet shkuar
Edhe me rripin shtrėnguar.

Se te ne bėhen ēudira
Nė shtrėngata e stuhira,
vizė tė shkurtėr pėr tre mauj
pėr pak bukė nė vend tė huaj”.

“Moj mizė, tė hėngėrt tėnja,
Tė keqen ti e ke nga brenda..
Mizė e qelbur, ēfarė mė thua?
Mbahet shtėpia me miell hua?”
Kau dhe gomari

Kjo qė iu them ėshtė me gjithė mend,
Kau dhe gomari mbrehur nė parmendė,
Hiq e nduk tė dy nėpėr ugar,
Nė brazdė kau me gjithė gomar.

Gomari, qė fjalė nuk pret,
I thotė kaut: “Tėrhiqe vet!
Dėgjomė mirė ēfarė tė them unė…
Ē’bėni, s’jam unė pėr kėtė punė”.

Kau: “Ē’u bėnė gjith ata traktorė?!
S’behet kjo punė me hosten nė dorė,
Kur dal pėr punė, s’di pse mė zė frika,
Ē’kanė me mua? Bukėn e sjell Amerika!”

Ujku dhe gomari

Gomari njė ditė doli nė kullotė,
Hedh sytė pėrreth, s’sheh asnjė shok.
Pas pak vendin e mbuloi errėsitra,
Nga njė anė pylli u shfaq egėrsira.

“Pėrshėndetje, Gomar, ē’paske dalė,
I kolmė mė dukesh, i ri, porsi djalė,
Aty mė rri tė lutem se kam ca fjalė,
Dua tė t’I them pranė, se kam shumė mall.

Gomari i pėrkedhelur lėshoi njė pallė,
Si borie zėri sa ngriti njė mėhallė,
Ujku, qė ishte afruar, nė moment e copėtoi,
E brinjėt njė nga njė ia numėroi.

Qeni rrugaē

Poshtė e lart si nga hera,
Duke kėrkuar nėpėr plehra,
Ky qeni me barkun bosh,
Sa nė skupira , sa nė njė kosh.

Qeni, kur ikėn nga shtėpia
S’ėshtė i zoti pėr vete tė tia,
Qeni qė rrugėve ka dalė
I trembur largohet me bisht nė shalė.

Mbase, nė kėtė jetė, ai ka ardhur kot,
Me tė keq e ē’tė gjejė rron nė kėtė botė,
Se vėrtet po ta kishte kokėn plot
Prej tė zotit s’e luante as topi dot.

Macja dhe miu

Miu i vogėl, njė ditė kapadai,
Vinte e vinte rrotull nėpėr shtėpi
E pa macja qė kish qenė nė gjumė:
“Luaj , luaj, pa ta rregulloj unė!”


Iu lėshua miut, e kapi prej fyti...
“Ciu- ciu”, - miu, duke u tundur , bėrtiti.
Macja e pėrqeshur e mori inat,
E lėshoi kėtė herė, po i tha : “Hajde prapė!”

Miushi budalla hyri prapė nė lojė,
Nga bishti nė gjumė macen e pickoi,
Po kėtė herė ajo s’ia pėrtoi,
E pėrtypi kėrc-kėrc dhe e falėnderoi.

POEZI Nga Ēajup Shehu


Flamuri
I trashėguar nga tė parėt,
Me gjak mbrojtur nga baballarėt,
Amanet dhe fėmijėve tanė,
Flamurin nė dritare ta mbajnė.
Krijuar dhe recituar ditėn e festimit tė 1-vjetorit tė gazetės “Udhėt e Kombit”, qė u zhvillua nė Bar-Restorant “Nr. O-ne”, datė 22 dhjetor 2010, Gjirokastėr.

Kroi i Beratit
Kroi i Bratit, lart nė pllajė,
Fusha e Ēajupit, e pamatė,
Aromė, freski nė ēdo anė,
Pesė burime rreth e qark.

Ky ujė i akullt ėshtė ilaē
Kurativ, me vlera shumė,
Ia vlen tė ngjitesh atje lart,
Shėrrohesh , po je sėmurė.

Guri, si trapez aty me bisht,
Ta do xhani tė hash njė ,mish,
Pale tė marrėsh dhe njė sy gjumė
Ngrihesh trim…, bėhesh pėr burrė.


Vizat

U liberalizuan vizat,
Europėn falėnderojmė,
Njerėzit vėrshuan si mizat,
Drejt Perėndimit synojnė.

Kėta nevojtarė tė mirė,
Sot u ndjenė mė shumė tė lirė,
Mbi tre breza ėndėrruan
Shtatėdhjetė vjet tė ndaluar.

Se mos mangut veē vizat kishim
Tė mbyllur, tė uritur ishim,
Por shqiptarėt e padalė kurrė,
Evropės do t’i tregojnė kulturė.


Eqerem Ēabejit

U hap lajmi: “Ēabej na la,
Qė pėr shqipen aq shumė dha”...
Ishte i madh hidhėrimi,
E ndjeu mbarė njerėzimi.
Qau Gjirokastra, vajtoi Shqipė-ria,
Tė pėrparojė gjuha ishte bre-ngė e tia,...
Tė sigurojmė, kollos, ajo do tė lulėzojė,
Fli i qetė aty, Shqipėria do tė bėhet zonjė.
Pas teje e mbrojnė, mė tej e zhvillojnė

Gjuhėn e bukur, qė aq shumė e doje,
Breza e breza tė rinjsh me radhė
Ecin pas teje kreshniku gjuhė-tar.
Abonohu

“UDHĖT E KOMBIT”



I dashur Lexues !
Tė kujtojmė se vazhdojnė abonimet pėr vitin 2011 nė gazetėn
“UDHĖT E KOMBIT” ,
qė ėshtė zėri yt.
Abonohu nė tė, nė se dėshiron tė mėsosh tė vėrtetėn pėr atė qė ka ndodhur nė tė djeshmen, vlerėsimin e paanshėm pėr atė qė ndodh sot dhe parashikimin pėr nesėr.



Stafi dhe Adresa e Gazetės “UDHĖT E KOMBIT””

Drejtor, Botues: Marenglen KOĒIU

Kryeredaktor: Thoma NIKA

Gazetarė:
Kristo STOJA, per qarkun e Gjirokastres
Abdurrahman SHEHU, pėr arsimin, kulturėn, shkencėn, turizmin
Jorgo TELO, redaktor, korrektor letrar
Ilir BERISHA, pėr problemet historike dhe etnike
Klodiana SANXHAKU, pėr problemet juridike dhe institucionet
Aleksandra PUCI, pėr problemet ekonomike
JOVAN TAĒI, konsulent pėr marrėdhėniet kombėtare dhe ndėrkombėtare


E-Mail: lzhkqarkgjr@yahoo.com
www.bashkimikombetar
Udhet e Kombit Marenglen Kociu
Gjirokaster
Telefon: 068 543 8888


Qendra e Pazarit, Gjirokastėr,
Albania

Shtypur nė shtypshkronjėn “MILOSAO” Sarandė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"UDHET E KOMBIT" NR 14 MARENGLEN KOĒIU
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: