Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Festat dhe këngët e motmotit

Shko poshtë 
+4
rrebelja
Sofra
Beton
Arta
8 posters
AutoriMesazh
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyMon May 05, 2008 2:16 am

Të nderuar forumist. Po e hapi këtë temë për të shkembyer mes nesh mendime dhe ne te njejten kohe te mesojm me shume nga njeri tjetri per festat e motmotit që edhe sot festohen nga te moshuarit ne shumë vise tona shqiptare.
Po i permendi disa dhe antaret tjere mund te shtojne edhe festa tjera poashtu edhe kenge e rite.

Disa nga ato festa janë; Shën Gjergji, Vangjelizmi (Nevruzi) etj.

Jepni mendimin tuaj për këtë temë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyMon May 05, 2008 2:40 am

Pergezime per temen Arta teme shume e mire ,personlishet une nuk kam njohuri per asnje feste vetem atyre kombetar siç eshte Dita e Flamurit ,ditlindja e Skenderbaut ,etj etj ,sa per keta festa te motmotit nuk kam njohuri (Personalish) kurre ne jete nuk i kam festuar ,por deshira eshte t'i dije per gjithe keta festa te vitit ,jam kurioze te dije ''adetet'' se ç'fare duhet te bere ne keta festa tradicionale.


Festen e Dita e veres e kuptova ...por ..!
Jam kurioz te dij per keta festat e Shën Gjergjit dhe Vangjelizmit.

1.-Festa e Shën Gjergji-it eshte fest shqiptare?
Dhe historikishte ju lutem kush ka njohuri te na tregoje ,nga i ka rrenjet kjo fest e Shën Gjergjit.?


2.- Festa e Vangjelizmit per here te pare e lexoj ne jete nese ka mundei te me spjegoni kurre eshte kjo feste, ne cilen date ,dhe ç'fare duhet te bere ne kete fest ,dhe historikishte nga i ka rrenjete kjo feste.!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyMon May 05, 2008 5:28 am

Temë shumë e mirë Arta për të diskutuar dhe mësuar nga njëri tjetri për këto festa.

Shën Gjergji dhe Shën Mitri (Shmitri që e përdorin në popull)janë heronjë kalendarik që rrënjët e tyre janë nga Paganizmi dhe si më të shenjta tek shqiptarët dhe në popull ende përdoren sidomos nga të moshuarit...

Shëngjergji është dita e parë e verës, kurse Shën Mitri dita e parë e dimrit.

Kurse Festa e Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri.

Ka ende festa tjera si ato të hashureve, Shën Kollit, darka e Lamës etj etj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyMon May 05, 2008 10:51 am

Tem shum e mir pergezime

Po ashtu edhe une di edhe kam njohuri per keto festa edhe mund te them se i festojm per gjdo vit ashtu sic i kan festuar edhe te paret tane ,ndonje histori te thell nuk di po ashtu si prinderit e mij qei kan festuar i fesotjm edhe ne

festa tjera qe fesothen per gjdo vit esht edhe Bajrami i Madhe edhe I Vogel e per keto besoj qe e dini si shkojn adetet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dardan
Fillestar/e
Fillestar/e
Dardan


Male
Numri i postimeve : 14
Registration date : 18/04/2008

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyMon May 05, 2008 4:43 pm

Teme shume interesante dhe shume e mire si tha edhe gurbetqarja.
Neser me 6 maj eshte Shen Gjergji dhe mbaj mend se per kete feste duhet me i zi disa veze por edhe me marrun dege me gjethe sidomos nga shelnjet dhe heret ne mengjes me i sterpike antaret e familjes qe viti te i shkoje mbare dhe te behen te forte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyMon May 05, 2008 6:59 pm

hahaha Dardan me hithera me i strpik ka qen kjo por ka qen nje kenaqesi kur ato metoda ekzistonin tek ne per Shen gjergjrgj kur i benin keto gjera dhe festonin me valle

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyTue May 06, 2008 1:41 pm

I falendëroj të gjithë anëtarët që postuan në këtë temë .Në vazhdim do të sjell disa materiale kushtuar këtyre festave dhe zanafillës së tyre .


Qysh në kohën kur njeriu primitiv nuk ishte në gjendje të spjegoi dukuritë natyrore ,u mveshi atyre cilsi te botës njerzore prej stadit të animizmit dhe magjisë dhe krijoi një sërë ceremonishë që u lidhën me jetën e përditshme dhe sistemin ekonomik të njeriut primitiv.Ky sistem ishte kryesisht i lidhur me jetën blegtorale dhe atë bujqësore .Ai ishte i shtërnguar të kërkoj hirin e fuqive të panjohura të natyrës dhe bëri ca ceremoni rituale në mënyrë që t'i përfitoj ato. Për atë ishte me rëndësi momenti i përtrirjes së fuqisë së diellit [ më 25 dhjetor], rilindja e natyrës në pranverë ,ardhja e verës, vjeshtes e i dimrit, sepse me këto stinë ishte i lidhur fati i bagëtisë i të mbjellave, pra edhe vete fati i njeriut i cili varej nga keto në përgjithësi. Pikërisht për këte njeriu shumë ceremoni i lidhi me disa data të caktuara të stinëve të vitit. Këto ceremoni me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e shoqërisë njerzore e humbën kuptimin e tyre të parë dhe përfunduan në zakone që u ruajtën shekuj me radhë, sidomos në shtresat me ekonomi të pazhvilluak, ku në ndërkohë u përzien edhe elemente të reja të feve monoteiste -kristianizmit dhe islamizmit. Sidomos kristianizmi ka ndikuar shumë në ndrrimin e kuptimit të riteve agrarebujqësore. Ato rite me origjinë pagane, është përpjekur t'i zhdukë e t'i zëvendësoj me kremte fetare per te cilen gje ka marre masa të rrepta madje deri te djegja e njerëzve si heretikë. Në këtë mënyrë krishterimi një pjesë bukur të mire të riteve të vjetra ia ka dalë ti ndërroj e t'iu vesh rrobe të reja e t'i bëje festa të veta. Mirëpo edhe pse shumë nga këto festa i bëri të vetat nuk arriti ta mohoj atë ''fuqinë magjike '' dhe as vetë djallin, bile edhe vet kleri jo vetëm që i besoi kësaj fuqie magjike dhe magjistarve por luajti edhe vet rolin e magjistarit. Kjo ngjau në mesjetë në tërë evropën. Prandaj krishtlindjet nuk bijnë rastësisht në te njëtën ditë kur janë festuar festat pagane të kolendrave pra me 25 dhjetor.

Kolendrat [Krishtlindjet].-Janë festa më e madhe e motmotit dhe fillojnë me 24 dhjetor sipas kalendarit të sotëm ditën kur zë të përtrihet fuqia e diellit. Te ne shqiptarët këtë festë e njohim me dy emra ;olendra ndër tosk dhe Kullona te gegët Ndër shqiptarët e besimit katolik dhe ortodoksë për këtë festë gatuhen kuleç të cilët quhen kolendra ose kullona dhe u jipen njerzëve të shtëpisë e atyre që vijnë për vizitë e sidomos fëmijëve që shkojnë prej shtëpie në shtëpi duke kënduar;

Demë gura një kolendër
Kolendra kollzhek
nem moj bubo njëqind kuleç
edhe sot për shumë mot-
ci-ci kolendra


Kolendrat krishterimi i bëri festë te veten, sot ato festohen si krishtlindjet mirpo përsëri në to hasim shumë gjurme të paganizmit prandaj ndonjëherë e festojnë edhe shqiptarët muslimanë. Kështu bie fjala muslimanët e Shkodrës si ditë të kolendrave e festojnë ditën e parë që bie bore dhe e këndojnë këtë këngë;

O moj borë ,borë e re
mirë se na erdhe !
Që shkele këtu përdhe
edhe vendin e zbardhove
ti e ftoftë u e ngrohtë.


Ndërkaq këngë me elemente pagane me origjinë agrare që janë shënuar ne Shqipërinë e Veriut të Jugut në Kosovë lidhen kryesisht me kultin e hyjnisë së pjellorisë Këtë notë të fuqishme e hasim në çdo kolendër;

O kolendra melendra
mirëdita moj kadënë
mirë sot mirë mot
ashtu dalq për shumë motë!
Dil kadenë e shtëpisë
hap derën perendisë
nxirr kullakn' e zotërisë!
Dil moj dalç e bardhë
gjer mot me një dalë!
Dil moj dalë e kuqe
gjer mot me një nuse!


Eshtë zakon që natën e kolendrave i zoti i shtëpisë të vendos në zjarr një kërcu [cung] të madh -të ashtuquajtur Kërcyell i Kërshëndellave, të cilin sipas krahinave e quajnë me emra të ndryshëm si ; buzmi bujar në pjesën më të madhe të Shqipërisë,në Gjirokastër Kërcu ,në Himarë Busmë në Vlorë buzëm.Në qendër të kolendrave është sjellja e buzmit në shtepi vendosja e tij në vatër me të gjitha përkushtimet dhe flijimet ,me ushqime dhe pije dhe me veprimet magjike te bagëtia në lamë të drithit dhe te pemët .Kështu fjala vie në Kokdodë të Pukës naten e buzmit pasi i zoti i shtëpisë ka vendosur buzmin në vatër vijnë njerzit e shtëpisë dhe urojnë me zë të lartë ''Buzmi bujar'' ndërsa ai përgjigjet ; ''Mirë se erdhët ,me dhenë,me lopë ,me meshkuj me bereqet dhe me gjitha të mirat''shtrojnë sofren dhe pasi te vene mbi buze ngapak prej të gjitha gjellrave i zoti i shtëpisë i falet buzmit''Të falem Buzmi bujar''
Ndër shqiptarët e Gjirokastrës deri në ditë tona është ruajtur zakoni i kremtimit të Buzmit në natën e krishtlindjeve .Kështu në fshatin Ramoc është shënuar se në këtë natë të gjithë anëtarët e shtëpisë tubohen rreth tryezës me gjithë të mirat e sidomos me ''Bukët e krishtlindjes''Në ndërkohë dy meshkuj të shtëpisë i sjellin dy buzme [dru të gjatë nga një metër] të cilët i bartin horizontalisht në formë të lesës dhe në prag të derës i drejtohen të zotit të shtëpisë;

Oi zoti i shtëpisë,
çilja derën jabanxhisë!
Po vim me kambë të mar,
me buzëm me bujar.
............................
Po vimë për festë t'motmotit,
me të gjitha të mirat e zotit
me dhen e me dhi
me lopë e me ki,
me pasuni ,me shnet,
me dashni e lezet !
Kemi ardhë Natë e Buzmit,
me ba çef,m'u pa
sonte gatet dita
sa kcen gjeli tra m'tra!
Këtyre të thirrurave u përgjigjet i zoti i shtëpisë

Mirë se u bie nata e sontit
për këtë festë të motmotit
mirë se vini ,ore dai
çka u don goja me hangër ,me pi!


Pastaj buzmet i vënë mbi vatër dhe në skajet e tyre varin pasul të zier djath e bylmete të tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyTue May 06, 2008 5:57 pm

Viti i ri-është një tjetër festë pagane ,të cilën krishterimi u përpoq gjithashtu ta bëjë festë të veten dhe e pagëzoi Festa e Shën Vasilit.Këte festë ndër lokalitete të ndryshme e kremtojnë në mënyra të lloj-llojshme Kështu për shembull në Kalabri ndezin zjarr dhe rrinë e bisedojnë rreth tij tërë natën.Në Zagori ,për festën e Vitit të ri,gatuajnë byrek dhe e ndajnë pjesë-pjesë për secilin njeri dhe secilën kafshë .Në byrek e fusin një pare metalike dhe kush e gjen besohet se do të ketë fat gjatë tërë vitit dhe do t'i shkojnë punët mbarë .Kur e çojnë sofren atje ja thonë këngës;

Rëndë ,rëndë bereçeti,
buroftë ,si ujë deti
si ullin si mullin ,
si ujtë e bekuar ,
për shumë mot gëzuar!


Edhe në këtë krahinë zjarrin e lënë të ndezur gjithë natën dhe të nesermen me një janar ,fëmijët ose femra më e re [nusja]merr ujë në krua dhe i përshëndet të pranishmit ;Viti i mbarë dhe i gëzuar!,ndërsa ata i përgjigjen ;Gëzuar qofsh ! dhe e gostitin .Në rrethin e Përmetit për këtë festë gatuajnë byrek me sheqer ,ndërsa para darke të gjithë antarët e familjes shkojnë duke rrokur dyert shtallat e sidomos hambarët e shtëpisë e duke kënduar;

O lek ,bolek,
plot me jetë e shëndet ,
plot me bukë e bereqet,
me hambar e me qilarë,
me nuse e djem gëzuar!


Këto ndërmarrje magjike,në fillim të vitit kalendarik ,që i hasim edhe në festat tjera të motmotit ,janë të lidhura me interesat e bujkut e të blegtorit,për sigurimin e të ardhurave më të pasura bujqësore dhe për shëndet të mirë gjatë tërë vitit.Këngët e Vitit të ri,tani janë fort të rralla psh;

Ngjitu kenka i shej ,shej mirë ,
kali kambë bardhë
vithja e prarueme ,
zoti narkueme ,
a po del, a po shkojmë?


Këto vjersha i këndojnë fëmija ,ditët e motmotit të ri derë për derë tue lyp të fala prej zojës së shtëpisë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyTue May 06, 2008 11:13 pm

Vangjelizmoi [Nevruzi]-është festë që bie me 25 mars sipas kalendarit të ri dhe me 12 mars sipas atij allaturka.Edhe kjo është një festë e pranverës që karakterizohet nga zakonet e mbetura për mbrojtjen e bagëtisë dhe të të lashtave nga dëmtuesit pranverorë .Kështu plakat u lidhin ''namati''gojën bishave ;ujkut ,dhelprës e sidomos gjarpërinjëve -rrëshqenësve.Fëmijë duke rrahur teneqe të ndryshme nëpër ara ,vreshta ,kopshtije ,livadhe e pranë gardhiqeve,i trembin me krisma e me zhurma shtërpinjët dhe organizmat e tjera te dëmshme .Ritet e tilla shoqëroheshin me këngë të rastit ;

Ikni gjarpenj,ikni shtërpënj
se vjen ivangjelizmoi
pa ju vret ,e pa ju pret
me kordhë dhe me dyfek .


është interesant se në këtë ditë në Përmet të gjithë djemët hyjnë nëpër katoj ,ahure dhe në vendet tjera të errëta të shtëpisë ,u bijnë zileve dhe e këndojnë një këngë të tillë ;

Hum hum ,badërhum
ikni ikni o gjarpërinj
se erdhi Vangjelizmoi
pa u vret pa u pret
e u hedh në përrua
t'u han qen e langua..

Ndër musliman Vangjelizmoi është bërë Nevruz dhe është e vetmja festë e motmotit që ka ndërruar emrin .Për Nevruz bëhen pothuajse të gjitha zakonet e Vangjelizmoit ,por edhe zakone të tjera .Në Polis të Elbasanit e kanë zakon që të mos mbjellin para se të kaloj Nevruzi.Në disa vende rrijnë tri ditë pa punuar madje nuk gatuajnë as përgatitin gjellëra .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyTue May 06, 2008 11:33 pm

Llazoret -Shënojnë në thelb një të kremte pranverore me karakter pagan e cila më vonë nën ndikimin e krishterizmit përfaqson mrekullirat e krishtit në lidhje me gjoja ,ringjalljen e Shën Lazërit .Si e tillë kjo festë kremtohet një javë para pashkëve që bien me 18 prill te katolikët dhe me 25 te ortodoksët .Emrin llazore e marrin edhe vajzat e djemtë të prirë nga''Lazari'' të cilin e personifikon një burrë me shkop në dorë kur shkojnë shtëpi me shtëpi dhe me q'rast lozin e këndojnë për mbarvajtjen e familjespërkatëse;

Llaxoret te dera
dil se po vjen vera!
Llaxore.llaxoriska
due venë që t'ban laraska!


Në këngët e llazoreve zakonisht vërejmë urime për bollëk e mbarvajtje të ekonomisë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyWed May 07, 2008 2:07 am

Arta te flemenderoj per gjithe keta te dhena ne kete teme Respekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyWed May 07, 2008 11:39 am

Arta kjo temë si dhe këto postime që i bëre në forumin tonë janë me vlerë shumë të madhe për lexuesit që do të kenë rast t'i lexojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyWed May 07, 2008 1:05 pm

Ju faleminderit për përkrahjen Beton dhe Sofra.

Në vazhdimin e kësaj teme do të shkruaj edhe për disa festa të tjera që njihen në popull dhe festohen me kënaqësi edhe sot në shumë treva shqiptare .

Dita e verës-Krahas me atë të Shën Gjergjit te shqiptarët paraqet kremten më të rëndësishme .Ajo festohet me 1 mars ose me 14 mars por ndodh që nëdisa vende të festohet edhe ndonjë ditë tjetër Edhe në këtë festë gjejmë urimet për mbarsi bollëk ,shtim të fisit shëndet e të tjera .Megjithatë kjo festë karakterizohet sidomos nga dy gjëra ;1] në këtë ditë njerzit kujdesen t'i largojnë të ligat që sjell koha e nxehtë , të mbrohen prej të ligave ,të imunizohen .Këtë e bëjnë me masa magjike dhe 2]i kërkojnë të gjitha të mirat që i sjell stina e
dhe që simbolizon me rilindjen e natyrës rininë e bardhë dhe të kuqe ,të shkathte dhe të shëndosh të fortë ,dashurinë ëmbëlsirën e gëzimin e jetës.
Ja disa nga zakonet me te përhapura të kësaj feste në popullin tonë ,shtëpia hijeshohet me degë të gjelbra .Njerzit ngrihen heret që të mos i ze dielli në shtrat,shkojnë e lahen në përrua ,ku gjoja i lënë të ligat dhe i marrin të mirat .Stërpikin shtëpinë dhe bagëtinë me ujë të freskët me qëllim spastrimi .
Bëjnë zjarre të mëdhenjë nëpër oborre dhe kërcejnë rreth tij ose përmbi të po me qëllim spastrimi dhe këndojnë këngë të rastit si kjo e shënuar në rrethin e Junikut;
Timi u çoftë përpjetë .
t'tan kofshim mirë me shnet!
Timi u çoftë edhe ma përpjet,
shpia jonë koft mirë me shnet!
Timi u hapt nëpër tokë
baçicës i shkofshin mirë lopt!
Dikur kjo festë ka qenë shumë e përhapur te shqiptarët.Tani ajo festohet me kënaqsi të madhe nga fëmijët ,të cilët këtë ditë lidhin në qafë dhe në duar ''verore'' ose ''laramana'' dhe e provojnë fatin e tyre .Kur vijnë dallandyshet ata i varin penjet neper dega trandafili ose ndonje peme dhe këndojnë ;
Dallandyshe bisht gërsherë
na këtë gajtan të gjerë
hidhe në det
bjem dhjet okë shëndet
Mëngjesin e ditës së verës nëna u jep fëmijve ëmbëlsira dhe i uron ;'' Qofshi të ëmbël si sheqeri e të bardhë si veja '' .Nusja e re merr në dorë pak bukë me një ve dhe vere dhe shëtit nëpër oborr duke përsëritur ;''Qofsha e bardhë si veja dhe e kuqe si vena''!Në mëngjez kur lahen ne përrua marrin në gojëujë e gur dhe thonë ''Të jemi të fortë si guri!'' Kur kthehen në shtëpi thonë ''Mirëmëngjes'' dhe kur i pyesin ''Me se na erdhët ?'' ata përgjigjen ''me shëndet e bereqet'
Shumica e këtyre riteve janë shoqëruar edhe me këngë të rastit .Ato kanë afërsi shumë të madhe me këngët e riteve të tjera periodike ,ja një këngë tjetër që e këndonin fëmijëtduke shkuar shtëpi më shtëpi ;
Moj zonjë e uruar
fle apo je zgjuar ?
Hidhi llos derës
se erdh dita e verës!
Ngreu nuse e hap qilar
ti gostit këta beqarë !

ose

Peksime moj peksime
as na nxiier një kokërr ve
ashtu dalë mot me ne !
Mot me ne gëzuar
me djem të martuar!
Sa lule ka kjo thanë
aq djem ,aq stopanë!
Sa lule kjo qershi
aq djem -foshnjëri!
Sa lesh -me tre desh ,
aq bereqet të kesh !
Ndër këngët e ditës së verës spikat edhe elementi poetik që është shfaqje e ndjenjave të drejtpërdrejta të blegtorit dhe bujkut ndaj verës që sipas tyre është sinonim i jetës .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyWed May 07, 2008 2:06 pm

Shën Gjergji- është ndër festat më të mëdha popullore ,kjo festohej jo vetëm te shqiptarët poredhe te shumë popuj të tjerë .Në disa vise festa bie me 23 prill kurse në vise tjera me 6 maj .Në këtë ditë kremteje në Jug të Shqipërisë bëhet një panair i madh .Fëmijët venë kurora shelgu në kokë që të mos iu dhemb koka .Ritet dhe këngët që këndohen për Shën Gjergj ndjellin pjellori dhe shëndet .Shtëpitë ,ahuret vathet tpini e të tjera stolisen me gjelbërim .Në mbrëmje në të shtruar hidhen lule e gjelbrime dhe flihet mbi to .Ditën e Shën Gjergjit prehen kurbana -zakonisht qengja dhe hahet përshesh me qumsht .Në krahinën e Kolonjës gjersa fëmijët lozin në fusha të mëdhenjët e urojnë njëti -tjetrin 'Nga mot gëzuar Shën Gjergjin''! Ndërsa gratë i nxjerrin teshat nga arka dhe i shtrijnë në diell.Në këtë lokalitet këndojnë;

I Shën Gjergj ta kem mallë
more i Shën Gjergj !
Për një lugëz me dhallë !

Në Përmet këndohen këngë me karakter blegtoral;

Kjo ditë s'vjen nga herë,
po në motmot njëherë ,
na zëntë të gëzuar
dhe duke kënduar
me lule në duar!

Eshtë zakon që ditën e Shën Gjergjit i zoti i shtëpisë t'i stërpik dhentë dhe bagëtinë tjetër para agimit me shelgje të lagta dhe t'i përcjell në kullosa me këto fjalë;

Sikur uji që hec
qashtu ju mar me hec !

Mandej i zoti i shtëpisë i grinë barishtet e mbledhura nëpër fusha dhe porsa barinjët e kthejnë në shtëpi në mëngjes ai ua qet barishtet të përziera me krunde e kripë dhe uron ;

Sikur bari që rihet
çashtu ju u përtrifshi !
Sikur bari që shtohet
çashtu ju u shtofshi !

Në këtë ditë e zonja e shtëpisë patjetër duhet të tund në tpi për ta josh bylmetin e bollshëm gjatë vitit dhe e këndon këngën e tpinit.Në Sheremet të Ferizajitpsh këndohet kjo këngë ;

Tunu tpi u tunsh i bardhë ,
Rritnaj kokrrën sa ni dardhë!
Tunu tpi rrum e bum
çitnaj tundën sa ni cung!
Hae të mira do t'marojmë
u çojmë burrave që lavrojnë ...

Gati gjithkund vajzat Ditën e Shën Gjergjit shkojnë te lumi
apo te mulliri hipin në shelgje dhe i krehin flokët e këndojnë

Sikur lumi çi rritet e hec
çashtu flokt m'u rritshin shpejt!
Sikur ujt e lumit çë asht i paqt,
çashtu flokt m'u bafshin si mnash !

Pastaj i lëshojnë flokët mbi shpinë ,i stolisin me kunguj të egër duke besuar se ata ndikojnë pozitivisht në rritjen e tyre .Meshkujt e sidomos barinjët rroken dy nga dy për të sprovuar fuqinë e tyre dhe valviten nëpër barë për të vendosur kontakt me tokën ,burimin e te gjitha të mirave -prodhimeve bujqësore .Vajzat lidhin litar në traj ose në degët e pemëve ,luhaten në ta për shëndet dhe këndojnë;

Ani për shingjergj marojm hulaçën-o
mblidhmi shoqet gjithë ditën hulatem
lumet na .shengjergjo ,çë t'kena prit
grunin dhe pemt ki me na i rrit.
O shingjergjo ti na ardhsh me t'mira
me bereqet plot na u musht shpia !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyWed May 07, 2008 7:42 pm

Rusicat - Janë festë lulesh dhe kremtohen 25 ditë pas Pashkëve ,pra në pragun e verës.Supozohet se kjo ka të bëjë me kultin e pleqëve ,të cilët në kohë të lashta përkujtoheshin nga latinët për ''roselia', si ditë e trëndafileve,nga edhe vjen fjala rusica. Siq dihet rusicat dikur janë festuar nga të gjithë popujt e ballkanit ,ndërkaq me ndryshimin e kohës me zhvillimin ekonomik ato kanë ardhur duke u zvetnuar apo kanë përfunduar në festë grash dhe fëmijësh .Kështu fjala vjen në këtë ditë gratë dhe fëmijët mbledhin lule e dalin në piknik në natyrë ,luajnë valle dhe këndojnë të bukura .Për drekë përgatisin lakror ,revani ,bakllava etj.Fëmijët për këtë drekë shkojnë me tagar shtëpi më shtëpi,kërkojnë mielle vaj dhe këndojnë pranë secilës derë .Për këtë ditë në fshatin Bella Crkva të Prespës fëmijët shkojnë derë më derë dhe i luten zonjës së shtëpisë t'iu falë diçka për përgatitjen e drekës kolektive ;

Rusica Rusica
na dërgoi daica
për një lugë gjalpë
që të bëjme kulaqe
ta hanë fëmija
mos i zër lija !

ose

Rusica Rusica
na dërgoi Rusica
për një doçkë miell
të bëjmë kulaçe
të bëjmë pogaçe
të ftojmë Ristozë
Qirie elejson ,Qirie elejson .

Siq mund të vërejmë në të dy këngët në te dyten shihet ndikimi i krishterimit kur përmendet Ristozi që në të vërtet është Krishti kurse në të parën kryesisht kemi elementin e ruajtjes së shëndetit kur kërkohet që fëmijët mos t'i zëjë lia .
Ditën e Rusicave në Polonë dhe në Rrembec të Korçës ,është ruajtur zakoni i lashtë pagan që aty kah perëndimi i diellit njerzit të shkojnë duke kënduar jashtë fshatit ,për ta varrosur ''Nënën e diellit ''.Atje hapin një gropë në formë varri e në të vizatojnë fytyra njerzish ,mblidhen rreth gropës dhe bëjnë sikur vajtojnë ;''Nënë ,moj nënë ,ardhi dielli e s;të gjeti!''Pastaj ndajnë misër të zier për shpirtin e nënës së diellit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyFri May 09, 2008 11:19 pm

Dordolecat-është njëra nga festat e lashta me origjinë pagane ,që është e lidhur me kultin e hyjnisë së pjellorisë ,festë që simbolizon përpjekjen e njeriut për të siguruar shiun e nevojshëm për të lashtat e për kullosat e bagëtisë.Kjo festë kremtohej gati ndër të gjithë popujt e botës,me përjashtim të ujdhesës tropike të Javës ,ku i hasim ritet e kundërta për të penguar shiun ,pasi atje bie shi në sasi të tepërta.Dordolecat mbahen para Rrëshajeve duke filluar nga Shën Lazari ,kur të lashtave u nevojitet më së shumti shiu .Me këtë rast një fëmijë lakuriq ,i mbuluar me fier e me qingla ,i shoqëruar me fëmijët e tjerë shkojnë shtëpi me shtëpi dhe këndojnë këngë dordolecash;

Dordolec,bjerna shi
të na bëhet misri i ri ,
misri i ri sa trari,
të na mbushet hambari !

Në vapën më të madhe , atëherë kur njëmend misrit i nevojitet më së shumti shiu , në Veleshtë të Strugës ,grupe fëmijësh të maskuar e ndjellin shiun kështu ;

Dordolec ,dordolec,
ban duva t'gjiveshoj ,
t'boen mosrat me kollaj!
Dordolec ,dordolec,
e e të shkojmë ke daja ,
t'boen groshat me beshtaja .

Sipas zakonit njerzit dalin nga shtëpitë dhe e lagin me ujë dordolecin ,për të joshur në këtë mënyrë shiun .
Kanë ekzistuar edhe festa të tjera me karakter bujqësor e blegtoral ,që në ndërkohë,sado që kanë ruajtur elemente të lashtësisë ,prapseprapë kanë përfunduar si festa të krishtera ,siq janë Shën Mitri ,Shën Gjini mandej Shën Bartolomeu që siq thotë Stavro Frashëri ;''është ndihmaxhi i çupave që zhuriten për ndonjë djalë ,që ia vërtit mendët ,pasi çupa të marrë një kapelë dhe ta verë në çerthullë, duke thënë ;''Si vërtitet çerthulli ,ashtu t'i vërtitet mendja këtij djali që dua unë''! Kur përmendim këtë festë është e ditur se këtu kemi të bëjmë me magjinë e simpatisë vënë në shërbim të dashurisë .
Populli ynë ka krijuar vlera folklorike të ndryshme madje edhe në vargje përkitazi me stinët dhe me muajt e vitit siç janë bie fjala disa mendime që na duken si fjalë të urta ,psh

Vera me lule ,dimri me crule
Ardhi dimni ,ardhi zia me lot qajnë varfëria

kurse për muajt ;

Shkurti shkurton urtë,
Marsi ngre lëkurtë,
Prilli këndon bilbili
Qershori qershi na solli.
Korriku vjen rrotull shiniku.
Dolli marsi hyri prilli
me ferman këndon bilbili.

Ose

Shiu në maj ,bul e flori; Shiu në qershur dheu mamur; Shiu në korrik, matet me shinik ; Shiu në gusht matet me grusht.

Festat periodike ,ritet dhe këngët me të cilat u shoqëruan ato sado arkaike që na duken sot e këto i kultivuan edhe shumë popuj të botës si ;francezët ,rusët ,ukrainasit etj paraqesin një lëndë folklorike interesante përmes së cilës mësojmë për rrugët e zhvillimit të popullit tonë ndër shekuj .Festat ,ritet e këngët e motmotit reflektuan për bukuri luftën e njeriut tonë për ekzistencë për jetë më të mirë varsisht nga mentaliteti,botëkuptimi e psikologjia që krijuan baza materiale e rrethanat historike e shoqërore nëpër të cilat kaloi ai.Si të këtilla edhe duhet kuptuar këto vlera folklorike ,të cilat tash i kujtojmë vetëm si monumente të një kulture të kaluar që megjithëse primitive në krahasim me të tashmen ,prapseprapë na flet për lashtësinë e popullit tonë dhe për aftësitë krijuese të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptySat May 10, 2008 12:16 pm

Arta ke bër shumë mirë që solle këto shkrime për të cilat ne sotë kemi shumë nevojë ti dim edhe t!ua trashigojm gjeneratave te reja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptySat May 10, 2008 2:11 pm

Ju faleminderit për përkrahjen Deli .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptySun May 11, 2008 10:41 pm

Festa e ditës së Shën GJergjit dhe krijimtaria për atë ditë në popull kanë domethëne të madhe. Patjetër kjo temë duhet shpjeguar nga ata që kanë njohuri komplete ! Suksese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyFri May 16, 2008 4:58 am

PAGANIZMI- Polemike mes Ismail Kadarese dhe Kristo Frasherit



ISMAIL KADARE- PAGANOMANIA
.
.
Një tjetër dalldisje, për të cilën është folur në shtyp kohët e fundit, është ajo e paganizmit. Ka qenë përdorur në komunizëm për të treguar se populli largpamës shqiptar, gjithmonë paskësh qenë kundër Evropës Perëndimore, madje aq shumë kundër, saqë edhe krishtërimi i Romës qysh në atë kohë e bezdiste, ngaqë, ndonëse i krishterë, ky popull ndihej pagan! Dhe pas kësaj vinte renditja e kultit që ai kishte për bjeshkën, diellin, vetëtimën, bubullimën etj., të cilat i paska nderuar më fort se kishën. Paganomania, e rishfaqur sot, i ka ndezur kaq shumë të dijshmit tanë, saqë koleksionin e kulteve pagane e japin si vlerë identifikuese tepër sipërane, që iu bën nder, sipas tyre, shqiptarëve. Se ç‘është ky nder, vështirë të kuptohet. Veç në qoftë se, sipas tyre, shqiptarët do ta prisnin si lajm të mirë faktin që, në hierarkinë e qokave primitive, do të vinin fill pas fiseve afrikane! Vrullin paganofil e kanë nxitur sidomos argumente të tilla si emërtimi i së "dielës", që u besua se vetëm te shqiptarët largpamës vjen nga fjala "diell", gjersa, u kujtuan se tek aspak largpamësit anglezë, ndodh e njëjta gjë. Në të vërtetë, ato që u përmendën aq krenarisht si kulte pagane te ne, ndeshen gjithkund në Evropë, që nga irlandezët te qipriotët. E sa për të kuptuar se ç‘mendim kanë shqiptarët për paganët, mjafton të kujtojmë emërtimin e shëmtuar që përdoret për ta, në të vërtetë një fjalë aq e padrejtë e raciste, saqë s‘do të guxoja ta përmendja këtu.

Duke njohur, me sa duket, mendësinë shqiptare dhe evropiane të kohës, se arma lidhej me dinjitetin e burrit, otomanët i vunë shumë shqiptarë përpara një zgjedhjeje të vështirë: armën apo fenë. Devizës së njohur: "atje ku është shpata, atje është feja", shumë shqiptarë, sipas interpretimit që i bënë, zgjodhën armën. Më saktë zgjodhën fenë që u lejonte armën. Ndërkaq arma, përtej dinjitetit të burrit lidhej me lirinë. Të dy palët, otomanë e shqiptarë, kanë bërë, me sa duket, llogari të kundërta, secila në dobi të vet. Historia do të jepte shumë shpejt dëshminë e saj. Shumë shqiptarë myslimanë do t‘i kthenin armët kundër pushtuesit me të njëjtën fe. Të tjerë do të ruanin thjesht dinjitetin vetjak, por jo atë të atdheut. Kjo nuk përjashtonte ata që u tërhoqën vërtet nga përfitimet dhe karriera, ashtu siç pati të tjerë, jo vetëm në Shqipëri por anekënd Ballkanit, që sinqerisht e pa ndonjë përfitim u joshën nga feja e re, ngaqë ajo iu pëlqente. Ndërkaq, një pjesë e madhe e shqiptarëve e ruajtën fenë e hershme, ngaqë menduan se me anë të kryqit, po aq mirë sa me armën, do ta ruanin lirinë, sidomos atë të brendshme. Një epilog edhe më befasues do ta mbyllte këtë histori. Besimet u ndanë vërtet më tresh në këtë vend por përkundër kësaj ndarjeje, harmonia fetare, si rrallëkund në botë, ngadhënjeu.
.
.
.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Fri May 16, 2008 5:14 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyFri May 16, 2008 5:03 am

.
.
Prof. KRISTO FRASHERI- PAGANIZMI DHE KRISHTERIMI
.
.
Nga çështjet e shumta të ngritura në debatin rreth "identitetit kombëtar shqiptar", pikëpamja që unë shtrova mbi krishtërimin të shartuar me paganizmin, apo mbi krishtërimin shqiptar "sui generis", të cilin shqiptarët e përvetësuan gjatë Mesjetës së hershme, I. Kadaresë dhe ndonjë tjetri iu duk absurditet. Madje, I. Kadareja me tendencën që ka për të politizuar çdo pikëpamje që bie ndesh me të, shkon edhe më larg. Në lidhje me këtë çështje ai shkruan se: "paganizmi ka qenë përdorur në komunizëm për të treguar se populli largpamës shqiptar, gjithmonë paskësh qenë kundër Evropës perëndimore madje aq shumë kundër, saqë edhe krishtërimi i Romës qysh në atë kohë e bezdiste, ngaqë ndonëse i krishterë, ky popull ndihej pagan. Dhe pas kësaj vinte renditja e kultit që ai kishte për bjeshkën, diellin, vetëtimën, bubullimën etj, të cilat i paska nderuar më fort se kishën". Më tej ai vazhdon:" Paganomania e rishfaqur sot, i ka ndezur kaq shumë të dijshmit tanë, saqë koleksionin e kulteve pagane e japin si vlerë identifikuese tepër sipërane, që ju bën nder, sipas tyre, shqiptarëve. Se ç'është ky nder, vështirë të kuptohet. Veç në qoftë se, sipas tyre, shqiptarët do ta prisnin si lajm të mirë faktin që, në hierarkinë e qokave primitive, do të vinin fill pas fiseve afrikane". (Shqip, 7 Shtator, 2006, fq. 5). Sipas kësaj teze, Enver Hoxha përpiqej që krishtërimit të kulturës evropiane t'i kundërvinte botëkuptimet pagane. Ky është një zbulim i ri, të cilin s'e kam kapur dot gjatë gjithë harkut kohor 45 vjeçar të regjimit komunist që e kam përjetuar në moshë madhore, nga fillimi deri në fund. Me sa di unë, regjimi komunist nuk luftonte vetëm krishtërimin, por edhe islamizmin. Pavarësisht nga tonet e luftës, Partia e Punës së Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën, luftonte çdo fe dhe çdo rit apo sekt të tyre. Si rrjedhim, ajo luftonte edhe paganizmin, sepse edhe paganizmi është një fe. Dihet fare mirë se regjimi komunist përpiqej t'i çrrënjoste te njerëzit bindjet fetare dhe të pengonte proceset rituale fetare duke i zëvendësuar jo me njëra-tjetrën, por me ideologjinë materialiste marksiste dhe praktikat rituale t'i zëvendësonte me format e edukimit në Parti. Në këtë front lufte nuk përjashtoi as paganizmin, ndonëse paganizmit i kishte kaluar prej shekujsh koha. Megjithatë dihet fare mirë se Enver Hoxha i përqendronte goditjet më tepër kundër krahut nga i vinte rreziku më i madh. Ky rrezik, për regjimin komunist, në Shqipëri, vinte nga kisha katolike, jo vetëm në vështrimin ideologjik, ngaqë prelatët e saj ishin më të përgatitur kulturalisht se funksionarët e riteve të tjera, por sepse në prapashpinë të saj qëndronin disa fuqi perëndimore që synonin më me vendosmëri përmbysjen e regjimit komunist.
Le të kthehemi te tema jonë.
Krishtërimi katolik në Shqipëri nuk duhet parë ashtu siç e kanë perceptuar kardinalët e Papës, as priftërinjtë e shkolluar në seminaret papnore, por siç e ka perceptuar masa e popullsisë së krishterë, ajo masë besnikësh të cilët e frekuentonin rregullisht kishën dhe të cilët i kryenin rregullisht sakramentet e saj. E njëjta gjë duhet thënë edhe për islamizmin sunit, i cili nuk duhet parë ashtu siç e kanë perceptuar halifët, as imamët e shkolluar në medresetë islamike, por siç e kanë perceptuar besnikët myslymanë, të cilët e frekuentonin rregullisht xhaminë dhe kryenin rregullisht shartet fetare. Për analogji, i njëjti kriter duhet ndjekur edhe për krishtërimin ortodoks, për bektashinjtë myslymanë dhe për çdo rit ose sekt tjetër fetar. Për të hetuar se si faktorët e ndryshëm të botës katolike e kanë perceptuar fenë e krishterë, burimet historike janë të ndryshme.
Perceptimin e fesë së krishterë nga nivelet e larta të ritit katolik, e pasqyrojnë besnikërisht aktet e koncileve kishtare dhe letrat enciklike të Papëve. Përkundrazi, dokumentacioni rreth mënyrës se si besnikët e thjeshtë katolikë e konceptonin në kohët e reja fenë e tyre, e hetojmë nëpërmjet relacioneve që vizitorët apostolikë i dërgonin Romës, pasi përfundonin udhëtimet e tyre misionare në famullitë katolike të Shqipërisë. Përveç burimeve të tjera, njoftime rreth kësaj teme mund t'i lexojë kushdo në dy vëllimet me relacione të vizitorëve katolikë të shek. XVII, të botuara, për fat të mirë, në origjinalin italisht dhe në përkthimin shqip, nga Injac Zamputi, gjatë viteve të regjimit komunist (I. Zamputi "Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII", vëll I, Tiranë 1963, Vëll. II, Tiranë 1965). Materiale mbi këtë temë kanë edhe revistat "Hylli i dritës" dhe "Leka", që kuvendet françeskane dhe jezuite botonin në Shkodër para Luftës së Dytë Botërore. Një material me një vlerë dokumentare po aq të rëndësishme ka edhe folklori i banorëve katolikë të Shqipërisë Veriore. Është një dokumentacion autentik, i regjistruar jo nga unë, por nga françeskanët dhe jezuitët shqiptarë, të cilët nuk qenë aspak të shqetësuar, madje, tregonin kujdes që të nënvizonin elementë paganë të integruar në botën mendore katolike të kësaj treve. Vlerën e këtij materiali e nënvizon vetë At Gjergj Fishta, i cili shkruante që në rreshtin e parë të studimit të vet mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit se "Folklori është pasqyra e kthjelltë e psihes së kombit". Dhe më tej:" po deshte me shkrue historin e kombit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por që edhe pa të kombi jetë nuk ka… folkores do t'i siellesh, po deshte me shtue pasunin, ku ke me ndesh me tipe ma të nalta, me karaktere ma të forta e me motive ma t'ardhuna e të përkueshme për zhvillimin e leteratyrës kombëtare". Më tej, At Gjergj Fishta vazhdonte:"Mjerisht disa ndër ata bij të fisit shqiptar, që mbahen për intelektuala e udhëheqësa të fatit e të shartevet të kombit, por që shkolla, nëpër të cillën patën kenë përshkue, nuk mrrijti me ua qërue shpirtin krejt prej zdramit të do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me ua hjekë atë lmashk pedantizmi e kulimllëku vagabond-moderne, që ata quejn "kulturë"…" (Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër 1933, fq. XXI).
Përvehtësimi i ideologjisë fetare nga njerëzit nuk i ngjet një kostumi që mund të vishet dhe të zhvishet brenda ditës dhe ca më tëpër po të vishet në moshë të kaluar. Ideologjia fetare është një besim, është një bindje dhe për më tepër një edukatë me rrënjë të thella në ndërgjegjen e njeriut, e cila transmetohet (së bashku me mitet, legjendat, konceptet morale dhe botëkuptimet pragmatike mbi jetën) fillimisht nga prindërit, ushqehet nga ambienti shoqëror dhe çimentohet (në rast se arrin të çimentohet) nga rituali fetar. Masa e besimit nuk është në të njëtën shkallë, siç e shohim çdo ditë, tek të gjithë njerëzit. Gjithkush nga ne ka mjaft shokë e miq, disa nga të cilët kanë bindje të thella fetare, disa të tjerë kanë bindje fetare, por mbajnë qëndrim të ftohtë ndaj ritualit fetar, ka pastaj edhe skeptikë, pa u zgjatur më tej me ateistët dhe sidomos me antifetarët. Në çdo fe, në çdo sekt fetar ka të tillë kategori besimtarësh dhe jobesimtarësh. Të tillë kategori ndeshen në mbarë botën. Ato ndeshen edhe në vendet tërësisht katolike, madje edhe në Romën e Papës. Por kjo nuk do të thotë se po të mos jesh fetar me bindje, nuk ke vlera njerëzore, siç mendojnë priftërinjtë dhe hoxhallarët e fshatrave. Madje, ka edhe priftërinj dhe hoxhallarë të cilët ndryshe e konceptojnë fenë brenda në faltore (në kishë a xhami) dhe ndryshe e manifestojnë jashtë saj. Në faltore ata predikojnë porositë e Ungjillit dhe Kuranit, kurse jashtë saj veprojnë sipas interesave të tyre të ngushta. Edhe vetë kisha katolike shqiptare as nuk ka qenë,as nuk është e shqetësuar nga prania e këtyre elementëve pagane në ndërgjegjen e besnikëve të saj të krishterë. Lëndina ku pasqyrohet më mirë se kudo kjo bashkëjetesë e botëkuptimeve kontradiktore të monoteizmit kristian (për analogji dhe të monoteizmit islam) me botëkuptimet pagane ilire dhe ndoshta parailire, është folklori.
Në folklorin tonë ndeshen të dy këto botë - edhe Zoti (betimi - pasha Zotin), edhe Qielli (betimi - pasha Qiellin), edhe engjëlli (të mbroftë engjëlli) edhe zana (të mbroftë zana), edhe Shna Ndou (të ndihmoftë Shna Ndou) edhe Sh'Mëhilli (të ndihmoftë Shën Gjergji), etj.etj. As françeskanët dhe as jezuitët nuk e konsideronin blasfemi ndaj fesë së tyre të krishterë kur filluan të mblidhnin bestytnitë dhe mitologjitë pagane.
Një nga etnografët më të shquar të periudhës midis dy luftrave botërore, At Bernardin Palaj, pyeste:"A ka me të vërtetë një mitologji ndër malet tona?" Ai vetë përgjigjej:"po, ka, si të kohëve më të lashta, ashtu edhe të paganizmit iliro-thrak". Pastaj vazhdonte:"Një njeri që jeton me popullin e maleve dhe e studion këtë argument, sheh se të tëra dukuritë e natyrës, kanë për themel një mitologji të rrallë, të ruajtura me zell si themel i një besimi të patrandshëm". "Orët e zanat nëpër fiset e Shqipnis gjithnji sot u flasin njerëzve: rrotullojnë gurë për me shënuem vdekjen atje në ndonjë shpat të malit kundruell me fis, ku secila vllazni ka vendin e vet të caktuem. Këto këndojnë, vallzojnë, shitojnë (qëllojnë, gjuejnë, godisin), e kallxojnë lindjen e fatin e fëmis para se me lé." (Bota shqiptare, Botim i Ministrisë Arsimit, Tiranë, 1943, fq.27).
Sikurse shihet, praninë e mitologjisë pagane ilire dhe parailire te shqiptarët e krishterë të shek. XX, nuk e ka shpikur Enver Hoxha gjatë regjimit komunist, sikurse shkruan kuturu I. Kadare, por e kanë konstatuar në terren vetë misionarët françeskanë shqiptarë, njohës të mirë të ambientit katolik shqiptar. Tani po shohim, për habinë tonë, se në vend të kurjes romane dhe të prelatëve perëndimorë - të shqetësohet për praninë e këtyre mbeturinave pagane, në botën shpirtërore të banorëve katolikë shqiptarë, një shkrimtar laik me origjinë bektashiane, si I. Kadareja, i cili të krijon përshtypjen se po tregohet (ndoshta më tepër për llogari se sa për bindje) më katolik se Papa.
Më tej, At Bernardin Palaj, flet për numrin e madh të bestytnive që qarkullonin në malësitë tona dhe për kujdesin e madh që tregonin malësorët për ruajtjen e tyre. Sipas tij, mitologjitë e shqiptarëve ishin aq të shumta, sa ai nuk dinte se për cilën prej tyre të shkruante më parë. Sa për shembull ai përmendte vetëm dy - "Natën e Buzmit" dhe "Ditën e Verës", dy festa thellësisht pagane, të cilat kremtoheshin prej tyre, pothuajse njësoj si Krishtlindjet dhe Pashkët.
Të flasim të paktën për "Ditën e Verës". Para se të riprodhojmë njoftimet që na jep At Bernardin Palaj mbi mënyrën sesi malësorët e veriut e kremtonin këtë festë pagane, duhet të themi se "Dita e Verës" ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishtërimi. Ajo kremtohej më 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, 14 Mars). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri dhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, simbas krahinave. Si dëshmi po sjellim këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të Ditës së Verës, njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veroire. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane.
Përshkrimin e parë e kemi nga eruditi i madh Faik Konica, i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant: "Çështë Dita e Verës? Ësht dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s'kish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vejtër, perënditë e lulevet, të shelgjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botiçelit, zemra e njeriut shkakrkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t'u falën perëndivet që siellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quejnë Dita e Verës. Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanavet, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t'i vënë përmbi kryet e shtëpivet. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë". (Faik Konica, "Vepra", Tiranë, "Shtëp. bot. Naim Frashëri" 1993, fq. 111).
Është e domosdoshme të kujtojmë se, jo vetëm në kohën kur Faik Konica shkruante këto radhë, por edhe në dhjetëvjeçarët e mëvonshëm, festa pagane e "Ditës së Verës" kremtohej në Shqipërinë e Jugut, jo vetëm nga shqiptarët e krishterë të ritit ortodoks, por edhe nga shqiptarët myslimanë të të dy sekteve, të cilët e ruanin si trashëgim që nga shekujt kur ata ishin të krishterë, të cilët nga ana e tyre e ruanin si trashëgim që nga koha kur ishin paganë.
Përshkrimin e dytë, i cili flet për kremtimin e "Ditës së Verës" nga malësorët katolikë të veriut, e kemi nga At Bernardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicës: "Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjestarët e familjes bashkoheshin rreth zjarmit për me lidhë shtrigat, mgjillçat, llugjat, rrollçat e të gjitha shtasët dëmtuese; gjarpnin mos t'i nxajë, lepurin mos t'u hajë laknat e bathën, e shpendin emën për emën e krymbat e tokës mos t'u bajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënurë qi mos me i pam këto sende asnji rob i shtëpis, pse për ndryshej nuk lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditet e para të Marsit. Mbas darke, të gjithë pjestarët e shtëpis bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpis merr një pe të zi leshi, e lidhë për vargue nji nye e thotë këto fjalë: Lidhe Zot e nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shum! Po lidhim shtrigat. Kështu përsërite kët veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krymba e kandra qi don me lidhë" (Bota shqiptare", botim i Ministrisë së Arsimit, Tiranë, 1943, fq. 59).
Për t'u bindur se I. Kadareja sado që përpiqet ta mbrojë krishtërimin perëndimor të Shqipërisë nga ndikimet e elementëve paganë, ne do të sjellim këtu disa dëshmi të tjera, të shkëputura nga punimet e shkëncëtarëve françeskanë katolikë shqipëtarë, që provojnë bashkëjetesën e elementëve paganë në trupin e krishtërimit, qoftë perëndimor, qoftë lindor në Shqipëri. Pra, do të përpiqemi të tregojmë se ka një krishtërim "shqiptar", i cili në fund të fundit është një krishtërim "sui generis" që nuk ndeshet në viset e tjera të krishtera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyFri May 16, 2008 5:04 am

At Shtjefën Gjeçovi, edhe ky një françeskan dhe një etnolog i shquar, pranon se në kohën e vet, shqiptarët, ndonëse nuk e adhuronin më si dikur diellin e hënën, si dy hyjni që i jepnin dritë njerëzimit, njëri ditën e tjetri natën, megjithatë ekzistonin ende gjurmë apo "teprica" siç i quan ai, të kultit të dikurshëm, që ata kishin për këta dy hyjni, sipas tyre, vëlla e motër. Si mbeturinë të këtij kulti, ai vinte në dukje faktin se shqiptarët, shpeshherë kthenin fytytrën nga Dielli dhe bënin kryqin - një rast tipik i shartimit të kultit pagan me kultin e krishterë. Si bestytni me origjinë pagane, At Shtjefën Gjeçovi shihte edhe besimin tepër të vonuar të shqiptarëve mbi Kuçedrën dhe Dragoin, të cilët, kur ata kacafyteshin me njëri-tjetrin, shkaktonin, sipas tyre, bubullima dhe vetëtima në qiell, stuhi e shtrëngata në tokë. Si një mbeturinë tjetër të paganizmit te shqiptarët e krishterë, At Shtjefën Gjeçovi, shihte edhe faktin se në kuvendet e tyre, malësorët katolikë, për t'u bindur se thonin të vërtetën, kërkonin që betimi i tyre të bëhej jo mbi "Ungjill", siç është kusht për të krishterët, por mbi një "gur", të cilin ata e konsideronin të shenjtë. ("Bota Shqiptare", fq. 42, 45, 63.). Veç kësaj, me punën magjistrale që kreu në fushën e së drejtës zakonore shqiptare, At Shtjefën Gjeçovi (Kanuni i Lekë Dukagjinit), solli si dëshmi një mori normash kanunore që zbatoheshin në famullitë katolike shqiptare, të cilat binin në kundërshtim me normat ungjillore të fesë së krishterë. Madje në jo pak raste priftërinjtë e këtyre famullive i pranonin, për të mos thënë i bekonin edhe brenda kupolës së kishës. Kështu për shembull, kisha katolike shqiptare pranoi bashkëjetesën brenda famullive të tyre të gjakmarrjes në stilin e ciklit të vazhdueshëm, ndonëse në vetvete gjakmarrja binte në kundërshtim me porosinë e përsëritur të Krishtit për të falur kundërshtarin.
Po kthehemi edhe një herë tek At Bernardin Palaj. Sipas tij, edhe kremtimi i ditës së "Shën Gjergjit", është me siguri me origjinë pagane, meqënëse kisha e të dy riteve nuk njeh ndonjë shenjtor të martirizuar më 23 Prill me emrin Gjergj. Gjithashtu "Kulti i të vdekurve", sidomos gjama rrënqethëse shqiptare, ashtu siç praktikohej në malësorët e Veriut, nuk ka lidhje fare me ritualin e krishterë, pra është gjithashtu me origjinë të lashtë, madje për disa, me origjinë indoevropiane. Nderimi për "bollën" (gjarprin e shtëpisë), që ndeshet ende, si në shqiptarët e Veriut, ashtu edhe të Shqipërisë së Mesme, është gjithashtu me origjinë pagane. Me origjinë pagane janë edhe Orët dhe Zanat, të cilat, malësorët e kohëve të fundit (ndoshta edhe të ditëve tona), besonin se qenë qenie të mbinatyrshme, hije të padukshem, që jetonin të vetmuara në pyje, në brigje të lumenjve dhe të përrrenjve, rreth urave ose në shkëmbinjtë e maleve (Bota shqiptare, ff. 29, 30, 60). Është interesante të vihet në dukje se për malësorët katolikë të Veriut, qenë këto qenie pagane dhe jo Perëndia apo Krishti, apo shenjtorët e krishterë që përcaktonin fatbardhësinë ose fatkeqësinë e njeriut, që secila prej tyre kishte në patronazh.
Sipas etnologes angleze Margaret Hasluck, kulti i Tomorrit ka një origjinë tepër të lashtë. Ka lidhje me adhurimin e moçëm të shqiptarëve për kreshtat e larta të maleve. "Atje - shkruante ajo - me qindra shqipëtarë të Jugut ngjiten për vit në Gusht në majë, për me u falë edhe për me therrë atje nga një dash (therrja e dashit është një mbeturinë e kurbanit të hershëm të ilirëve paganë - K. F.). Disa kur kanë qenë të sëmurë i kanë premtuar shenjtorit se do të shkonin atje për "ziaret", nëqoftëse ai i shëronte; disa të tjerë shkonin për shëndetin e vet e të familjes, të kafshëve edhe për prodhim të gratshëm të tokës së vet". ( fq. 84).
Ku e ka burimin shqetësimi i I. Kadaresë ndaj të ashtuquajturës "paganomani"? Ç'është kjo kthesë e tij interesante që ai pësoi në periudhën e tranzicionit nga paganomania që kishte shfaqur dikur, në "katolikomaninë" të cilën ndoshta nuk e kishte njohur më parë? Historia e kësaj kthese është shumë interesante. Personalisht nuk më prish fare punë kjo kthesë. Le të shfaqet katolik kur të dojë e sa herë të dojë, por jam i sigurtë se ai nuk mund të bëhet kurrë katolik 24 karatësh. Dhe ja përse. I. Kadareja ka lindur në Gjirokastër nga një familje bektashinjsh. Por, bektashizmi i familjes së tij ku ai u rrit derisa mbaroi shkollën e mesme ishte një sekt i pocaqisur. Madje, këtë bektashizëm, shkolla e mesme në Gjirokastër dhe fakulteti i Letërsisë në Tiranë, me presionin marksist që ushtronte Organizata e Rinisë e P.P.SH-së e kishte pocaqisur më thellë. Pastaj, nga Tirana shkoi në Moskë, në Institutin Gorki. Atje, në Institutin Gorki, ai u ushqye me letërsinë ruso-sovjetike, me Historinë e Bashkimit Sovjetik dhe natyrisht me marksizëm-leninizmin dogmatik. Gjatë dhjetëvjeçarëve që pas Moskës jetoi në Shqipëri, ai u ndodh nën mengenenë e marksizëm-leninizmit të Partisë së Punës së Shqipërisë - një marksizëm-leninizëm burokratik, që pati aftësinë të turbullonte botën e brendshme të njeriut të ri, pa qenë në gjendje të përcillte tek ai botëkuptimin që Partia e Punës dëshironte. Kjo përplasje botëkuptimesh shumëngjyrëshe (bektashizmi shqiptar i pocaqisur, marksizmi sovjetik dogmatik, marksizmi shqiptar burokratik) shkaktoi, ashtu si në një pjesë të mirë të gjeneratave të reja që atë e përjetuan që në moshë të njomë, edhe në botën shpirtërore të të përkëdhelurit I. Kadare, një zbrazëti ideali të qëndrueshëm. Përplasjes i shpëtoi pa u dëmtuar vetëm kapitali i tij i çmuar - talenti letrar. Të tjerat, së bashku me identitetin e tij moral dhe kulturor të hallakatur, u tronditën.
Në një vend të librit të tij autobiografik "Ftesë në studio", të botuar më 1990, ai nuk e ka fshehur zilinë që kishte për Faik Konicën, i cili, sipas tij, kishte pasur fatin e lumtur ta kalonte rininë e vet në Francë, pra të shkëputej herët nga ambienti oriental i Shqipërisë së sunduar nga Turqia dhe të ushqehej me kulturën frënge. Këtë aspiratë ai e realizoi më 1991. por tashmë ishte vonë. Ndryshe nga Faik Konica, i cili kur u vendos në Francë ishte 14 vjeç - dhe për më tepër nuk u kthye më në atdhe, ai përsëri nuk u çlirua dot nga disa huqe të shqiptarësisë - përkundrazi, I. Kadareja kur u vendos në Francë më 1991 ishte 55 vjeç, pra në moshë përfundimisht të formuar si karakter dhe si kulturë. Në atë moshë, kultura perëndimore frënge nuk asimilohet, por merret si një kozmetikë e cila vetëm nga pamja e jashtme i jep shkëlqim fytyrës, kurse në brendësi mbetet po ai që ka qenë. Si rrjedhim, I. Kadareja mbeti edhe në Paris, ai që ishte më parë. Për këtë arsye, pas vitit 1991, I. Kadareja, ashtu si dhe mjaft nga intelektualët të cilët regjimi komunist i gjeti në moshë të njomë, edhe ai u ndodh në kërkim të një identiteti të ri moral dhe kulturor, proces që ende duket se nuk ka përfunduar. Megjithatë, edhe pse me identitet të tronditur, kush më shumë e kush më pak prej tyre, nuk mundën të çlirohen tërësisht nga pesha e presionit të diktaturës. Edhe te I. Kadareja, cikloni komunist nuk kaloi pa lënë gjurmë në identitetin e tij kulturor. Një nga gjurmët e këtij cikloni është padyshim edhe metoda e Enver Hoxhës, i cili në vend që të debatonte me pikëpamjet e kundërshtarëve të vet, kujtonte se e fitonte davanë duke lëshuar kundër tyre epitetet e zakonshme fyese, si trockist ose revizionist, kuptimin e vërtetë të të cilave nuk e mësuam asnjëherë.
Ndikim tjetër i kësaj praktike duket edhe te gjoja paralajmërimi që më bën mua "për të mos e rënduar ndërgjegjen", mbasi sipas tij, jam bashkuar me prirjen që kishte Enver Hoxha për t'ia kundërvënë paganizmin katoliçizmit - pa na treguar se ku dhe kur diktatori e ka shfaqur këtë prirje paganiste. Nuk ka dyshim se këtyre metodave shterpe u ka kaluar koha, madje ato kthehen në bumerang. Publiku ynë, jo vetëm sot që jetojmë në periudhën e demokracisë, por edhe dje kur mezi merrte frymë në periudhën e diktaturës, kërkonte dhe kërkon argumenta dhe jo epitete fyese. Një tjetër huq i trashëguar nga regjimi komunist është edhe praktika që përdorte E. Hoxha për të ndryshuar përmbajtjen e referateve dhe të fjalimeve të tij sa herë që Partia e Punës e ndryshonte orientimin e politikës së jashtme të saj. Kam përshtypjen se përpjekjet e kohëve të fundit të I. Kadaresë, për të rishikuar prodhimet e tij letrare, me qëllim që të fshijë gjurmët e të ashtuquajturit realizëm socialist, me shpresën se do t'u përshtatet shijeve të sotme postkomuniste, do ta dëmtojnë atë si shkrimtar. Por kjo është punë e tij. Mua më intereson respektimi i faktologjisë historike, të cilën I. Kadareja nuk e respekton. Kjo është një arsye më tepër për ta këshilluar shkrimtarin tonë të shquar të mos i shtrijë duart në lëndina që nuk i njeh, por të përqendrohet në letërsinë artistike ku ka dhënë prova se prodhon perla.
.
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit EmptyFri Dec 10, 2010 10:09 pm

.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Festat dhe këngët e motmotit Empty
MesazhTitulli: Re: Festat dhe këngët e motmotit   Festat dhe këngët e motmotit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Festat dhe këngët e motmotit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» POEMA „KËNGËT E MILOSAOS” DHE FOLKLORI
» Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit
» Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.
» Rrustem GECI “ Këngët e ujit”
» ALI PASHE TEPELENA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: